Spanja mund të triumfojë e bashkuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2018 | 18:29

Spanja mund të triumfojë e bashkuar

KARLES PUJOL

Nejmar është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe do të më pëlqente shumë që të rikthehej të luante te Barcelona dhe jo te Reali. Po flasim për një futbollist të madh, por duhet të presim merkaton për të kuptuar se çfarë do të ndodhë. Nuk është aspak e lehtë të largohesh nga Parisi, por deri tani kemi parë shumë gjëra në futboll, që janë dukur të pamundura dhe në fund kanë ndodhur.

puyol

Përsa i përket temës së Grizmanit, mendoj se nuk ka pasur asnjë faj Pike. Vendimin e ka marrë Grizman dhe nuk ka lidhje fare me faktin që Pike është ai që drejtonte programin dhe dokumentarin rreth tij. Më mirë të flasim për Spanjën dhe atë që ndodhi përpara Botërorit. Në një skuadër ka gjithmonë ngjarje, por ajo që ndodhi sigurisht që mund të shërbejë për të forcuar më shumë grupin. Lojtarët e Spanjës duhet të jenë të gjithë bashkë dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin për të qenë kampionë bote. Në të kundërt, nuk është aspak e lehtë.

Unë nuk mund të gjykoj aspak atë që bëri Reali dhe Lopetegui. Reali sigurisht që do ishte në kërkim të një trajneri dhe një trajneri të mirë, pas vendimit të Zidanit për t’u larguar. Unë e kuptoj që do të bënin zgjedhje për të pasur vazhdimësi. Morën Lopeteguin, i cili është një trajner shumë i mirë.

spanja

Por pastaj e bënë zyrtare përpara Botërorit. Nuk e di nëse duhej apo jo. Nuk mund ta them unë këtë. Kam parë shumë që kritikojnë De Gean për gabimin që bëri ndaj Portugalisë, por ai është një nga portierët më të mirë në botë. Të gjithë bëjmë gabime, por duhet t’i japim besim. Ndeshja me Iranin do të jetë e komplikuar dhe e vështirë. Po shohim që nuk ka ndeshje të lehta në Botëror. Është një kompeticion i fortë, por në këtë fazë nuk lejohen më gabimet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"