Tirana s’ka frikë shkuljen e stolave, por zemërimin e “djajve”…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2020 | 17:12

Tirana s’ka frikë shkuljen e stolave, por zemërimin e “djajve”…

GËZIM SINEMATI 

Sinemati

Çfarë tersi për Tiranën! Ndërsa klubi dhe futbollistët po jetojnë ditët e bindjes së madhe ndaj atyre që komandojnë fatet e kurorëzimit, tifozët dalin kundër rrjedhës… shkulin stolat e stadiumit, duke dëshmuar se lumturia nuk matet me pikë dhe me “flirte”.

Tirana është dënuar me 5 milionë lekë për shkak të shkuljes masive të stolave në ndeshjen me Kukësin. Aq sa thonë, sidomos pas kësaj gjëme se stadiumi “Air Albania” nuk është më në fronin e bukurisë në Ballkan. Madje, siç duken bathët, nuk mund të vihet më dora në zjarr për vërtetësinë e sloganit “tifozët janë lojtari i 12-të”.

auto_DUKA-HALILI1545939704

Tani, nuk mund të thuhet me zë të lartë apo me bujën e propagandës, por lojtari i 12-të është një rebel i pandreqshëm, një armatë e pakomandueshme, madje qenka e kotë edhe kur injekton sistematikisht virusin “Tirona-kampion”.

Thonë se Tirana e do kaq shumë titullin këtë sezon, është kaq e fiksuar, sa do të ishte gati të pranonte edhe kamxhikë të tjerë financiarë në kurrizin e saj të lodhur, vetëm e vetëm që fundi ta gjente me kupë në dorë! Por, në një rulet-kampionat, ku pabesia e lojtarëve të zyrave është shumë më e madhe se e lojtarëve me “mëditje” që luajnë në fushë, bardheblutë i ka kapluar frika nga zemërimi i “djajve”.

806f55f9-cfbd-437f-a03a-a696a927c089

Kuptohet, nuk ka frikë nga ajo që ndodhi, nga stolat që u shkulën dhe vlera e tyre simbolike, frika më e madhe është se si do të vazhdohet për të arritur te… portat e parajsës.

Dhe më interesantja është se këtë sezon gjërat po shkonin për bukuri, aq sa duket sikur tifozët më shumë po prishin punë sesa po ndreqin. Parandjenja paska qenë fatale: tifozët po hedhin në erë planin e madh! Tani, ku në paketën e dënimit përfshihet edhe derbi, do të bindemi se sistemi që ka frenat në dorë punon më mirë, sikur rrëshqet në vaj, kur tifozët janë të dënuar…

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"