Po vjen Italia, pritet uragani “Mando”, ai që përpin biletat dhe… stadiumin!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2017 | 15:17

Po vjen Italia, pritet uragani “Mando”, ai që përpin biletat dhe… stadiumin!

GËZIM SINEMATI

Gezim SinematiSa herë që toka jonë e futbollit përgatitet të mbajë peshën e një ekipi të madh, nga ato që më shumë na janë shfaqur në ëndërr sesa në fushë, frika më e madhe nuk vjen nga ajo që do të ndodhë në fushë, por nga “uragani” që përlan biletat dhe që na bën stadiumin edhe më të vogël nga ç’është.

Por, ndryshe nga Amerika që, përgjithësisht, i pagëzon me emra femrash uraganet, ky “uragani i biletave” që ndodh sa herë që vijnë ekipet e mëdha, mban emër burri dhe jo të çfarëdoshëm në listën tonë. Mban emrin e shkurtuar të presidentit tonë uragani “Mando”, me frikën e të cilit jemi mësuar prej 16 vitesh, krejt të pafuqishëm për ta shpëtuar xhepin popullor nga kjo makutëri dhe babëzi e paparë, e cila nuk ndodh në stadiumet e tjerë të Ballkanit apo Europës.

Ndaj, kur luajtëm në Strumicë, shefat tanë biletashitës nuk kishin hallin e kilometrave që do të bënin për të gjetur fushën e humbur të Maqedonisë, halli më i madh ishte te çmimi i biletave. Zyrtarët kuqezi mund t’i quani edhe shpirtzi, të ushqyer me mentalitet matrapazi, pyesnin me habi njëri-tjetrin se si ka mundësi që me 10 euro të ulesh në zemër të stadiumit, mu në tribunë, për të parë Kombëtaren më të shtrenjtë kur luan para popullin të vet.

duka

Një Kombëtare që ta vret xhepin më pak kur e ndjek nëpër Europë, ku bileta ka çmimin e arsyes dhe logjikës, ndryshe nga bileta në stadiumet tona, që duket si një dorë që të futet në xhep dhe ta vjedh portofolin. Më e bukura është se ti e shikon hajdutin që ta merr portofolin dhe i thua me qortim: “Kujdes herën tjetër, ke mundësi ta bësh edhe më bukur…!”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"