Po lind futbolli me maska? Mos harroni të merrni frymë…!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2020 | 17:37

Po lind futbolli me maska? Mos harroni të merrni frymë…!

GËZIM SINEMATI

Një nga gjestet më të shpifura në futboll, nga ata që fshehin mëkatet që ndodhin në fushën e lojës, ka qenë kur futbollistët vendosnin dorën si mburojë para gojës, me qëllim që të mos deshifroheshin fjalët e tyre. Me sa duket, këtij rituali aspak të ndershëm, i ka ardhur fundi, tamam në kohën e Pandemisë. Ditët e fundit është hedhur ideja që futbolli mund të ringjallet nëse futbollistët do të mbajnë maska në fushë! Por, a mund të luhet me maska për 90 minuta, kur dihet se ky sport ka si karburant oksigjenin, aq sa thuhej me ironi se goja është e vogël për të kënaqur gjithë trupin me ajër…


Futboll me maska

Dëgjoni fjalët e një futbollisti uruguaian, i cili luan në kampionatin e Nikaraguas, pas një përvoje unikale ku ndeshja u luajt me “gojë të qepur”, pra me maska: “Ishte një makth. Unë rezistova vetëm 15 minuta dhe pastaj e hoqa maskën sepse më dukej sikur po më mbaronte fryma. Ke ndjesinë që mushkëritë nuk mbushen me oksigjen”.

Por, a mjafton ky shembull i madh nga një vend me futboll të vogël për të ndalur eksperimentet globale? Pale të kujtosh atë këshillën “yjnore” të UEFA-s për të gjitha klubet e futbollit në mbarë kontinentin: “Kujdes, evitoni kontaktet!” Edhe në botën e baletit, do të qeshej nëse do të rekomandohej një “ilaç” i tillë, lëre pastaj kur flitet për futbollin pa kontakte, një idiotizëm zyrtar që mund të dëgjohet vetëm në kohë pandemie. Tingëllon kaq e pakapshme shprehja “kujdes kontaktet” që vjen nga majat e UEFA-s, tamam sikur t’i thuash një çifti të ndezur për dashuri… do të putheni pa u prekur… pa kontakte!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"