Partizani përdhoset nga arbitrat, Duka zbulon virusin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 11, 2020 | 16:31


Partizani përdhoset nga arbitrat, Duka zbulon virusin

 GËZIM SINEMATI 

Sinemati

Shfaqja e fundit e pres identit, në një nga studiot ku pyetjet ishin sheqerosur më shumë edhe se karamelet, e vërtetoi edhe një herë se kur flet i madhi… të vegjlit e futbollit do të bënin mirë të vendosin maskën mbrojtëse!

“Loja e fundit” në ekran, mund të quhet edhe e tillë, ngaqë shefi i FSHF-së vuan nga sindroma e protagonizmit, kishte një ndryshim skeme në krahasim me daljen e parafundit. Nuk e mbani mend, ngaqë na shfaqet shpesh? Atë ditë, kur u hodh shorti i Ligës së Kombeve, presidenti Duka, tamam sikur të ishte trajneri i vërtetë i Kombëtares, u fut me “kokë” te vazoja e grupit tonë, duke e qarë rolin e Edi Rejas, që mungonte me arsye virale në short.

demi duka rama

Kjo është më e pakta që mund të bëjë për të ndihmuar Edin e Kombëtares, sepse kur kujton “mrekullinë historike” që ndodhi në kohën e De Biazit, nga Reja kërkohet vetëm pak durim dhe përulje, për të shijuar magjinë që ndodh mes nesh. Sa herë që presidenti shfaqet në ekran, tamam siç ndodh me një ndeshje të stisur, nga ato që ai bën gjasme sikur i lufton nga zyrat e UEFA-s më shumë sesa nga zyrat e FSHF-së, duhet të presësh me durim momentin kur do të sajohet fraza, e cila vlen si goli në minutën e fundit.

Dhe duket si një alibi perfekte, si një lojë e kurdisur me marifet, kur tamam në ditën që arbitrat pa pikë turpi poshtërojnë Partizanin në Shkodër, zoti i madh i arbitrave, nuk humbet rastin, madje trukohet si doktor për të diagnostikuar deputetin Braçe si “tifoz të sëmurë”.

Imagjinoni sikur në ato momente, dikush në studio të dilte nga skenari dhe nga fiqiri dhe ta pyeste lumëmadhin e topit: “Zoti president, Koronavirusi ka boshatisur stadiumet e botës, po si quhet virusi që ka kohë që ka boshatisur stadiumet tona”?

* Shënim: Artikull ekskluzivisht për “Panorama Sport”. Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi pa lejen e kompanisë.




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com