Një bast i fshehur si anekdotë, Panuçi apo Iuliano do “vritet” i pari?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2017 | 17:01

Një bast i fshehur si anekdotë, Panuçi apo Iuliano do “vritet” i pari?

GËZIM SINEMATI

 

Gezim SinematiSikur na pëlqejnë më shumë anekdotat se të vërtetat, ndaj edhe historia me dy trajnerët debutues, Panuçin e Kombëtares dhe Iulianon e Partizanit, fillimisht, tregohet sikur të ishte pjellë e fantazisë. Thuhet se pyetja që kishte marrë presidenti Demi i Partizanit kishte pasur një dozë helmi, por edhe përgjigjja s’mbetej pas për nga doza.

panuci1

– President, ku e gjeti Moxhi këtë Iulianon, në magazinën e Juventusit?

– Mos më pyesni mua për Iulianon, – kishte thënë zoti Demi, – basti i madh është Panuçi me Kombëtaren.

Nuk dihet se cili do të jetë italiani që do t’i mbijetojë më gjatë futbollit me bark të madh, që pasi u ngop me koka vendi, tani krenohet me shijen e re… kokat e huaja. Dhe, me trajnerët italianë, dashuria ka thekur më shumë, pasi në tokën kur ora mbetet pa kurdisur, ne krenohemi më shumë se Panuçi dhe Iuliano kanë qenë futbollistë të mëdhenj dhe nuk frikësohemi që si trajnerë janë emra të vegjël.

Madje, do të besonim se do të përsëritej edhe një herë përralla e De Biazit, kur ata mund të largohen me emër më të madh nga ai që erdhën. Tamam siç ndodhi me italianin Xhani, i cili na lumturoi dhe e lumturuam, e tradhtuam dhe na tradhtoi pikërisht në minutat e fundit të bashkëjetesës. Edhe nëse ruleti i fatit mund të jetë ndryshe për Kristianin e kuqezinjve dhe Markun e të kuqve, dyshja debutuese ka zbuluar se raca jonë, sidomos me top, ka nevojë për disiplinë, kurse raca e tyre ka nevojë për pak reklamë.

Në emër të disiplinës është larguar Cikalleshi nga ekipi përfaqësues, në emër të disiplinës ka marrë “kartonin e kuq” nga trajneri edhe kapiteni Hoxha i “demave”. I pari mori komplimente dhe qortime për vendimin befasues, ndërsa gjatë lojës, kur pamë ndeshjen me Lihtenshtejnin, se si vuanin për gol çunat kuqezi, madje krejt të dorëzuar në pjesën e parë, shumë vetë kanë pyetur: “Hajde disiplinë, hajde! Kjo na qenka dora e hekurt”.

Kurse te Partizani, pasi flakën Hoxhën dhe më pas u përjetua si tragji-komedi humbja me Laçin, pyetja ishte me nota dekurajuese: “Na kishin thënë se me Iulianon do të shijonim një mbrojtje tip Juve, por kjo nuk ishte as… neve. Po me Hoxhën ç’patën xhanëm, s’do ta kishim parë atë ‘mrekullinë’ e golit të dytë…”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"