Flamurtari dhe Skënderbeu kapen duke u puthur! Krevati është…Kupa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2018 | 23:55

Flamurtari dhe Skënderbeu kapen duke u puthur! Krevati është…Kupa

GËZIM SINEMATI

Çfarë “ilaçi” kishin pirë  futbollistët e Flamurtarit në ndeshjen me Skënderbeun, kur edhe pse kapitulluan në mënyrë flagrante përballë Skënderbeut, prapëseprapë, sapo mbaroi ndeshja, kishte nga ata “heronj” që dilnin nga fusha duke qeshur! Tamam si në atë betejën “epike”, ku u hodh një gaz helmues i atillë, sa fituesit i dukej vetja humbës, ndërsa humbësi sillej si fitues.

2

Kjo është magjia e zezë e Kupës së Shqipërisë, aty ku loja degradon me sukses, më haptazi edhe se në kampionat, duke krijuar një biçim dallaveri kupë- kampionat, që tani është bërë markë e llojit tonë.

Mund te quhet  blasfemi sportive , po të kujtosh se Flamurtari dhe Skënderbeu, kur përballeshin mes tyre, shaktonin aq shumë frikë sa kapërcehej kufiri i rivalitetit sportiv. Ndërsa stadiumi blindohej me një ushtri te pamatë policësh, nga fusha dilnin vetëm  xixa, jo puthje Pashkësh si tani .Aq  sa ish-arbitri Jemini pohon nga  ekrani se ndeshjen mund ta mbaje prej frerësh vetëm po ta sulmoje me  një  dyzinë kartonash të verdhë e të kuq.

fla sken

Kjo  proçkull që nuk ishte e denjë për Vlorën dhe për  tifozin e shumetradhetuar  vlonjat,    kulmin e arriti tek  tek goli i tretë i Skënderbeut, kur eleganti  Gavazaj shkonte drejt portës  së Flamurtarit, gati duke krehur flokët , ngaqë  “eskorta” vendase e mbrojtjes , pasi kishte pirë ilaçin, më shumë kujdesej per  kundërshtarin ,  se sa për portën e vet. Ky ishte  goli i tretë, i cili  po vinte..me kambanë e me krenari.

Një gol që do të mbetej i fundit , sepse ashtu ishte puna,  një gol që i vuri  tapën kësaj ndeshjeje të prishur , era e së cilës nuk do të harrohet kurrë sepse është vetë era e ..Kupës.

 Marrë nga Sfidanti.al     

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"