Edhe arratisja e “yjeve” nga Korça vlen për një… “honoris causa”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2018 | 21:09

Edhe arratisja e “yjeve” nga Korça vlen për një… “honoris causa”

GËZIM SINEMATI

sinematiii

Sipas legjendës së fu tbollit, kur Jani Kaçi ishte në fushë, tamam poshtë shtyllave tek altari i tij sportiv, admiruesit e tij faleshin në këtë mënyrë: “O Zot, bëje Jankën, më të madhin nga të gjithë edhe se vetë sulmuesit!” Zoti i dëgjoi dhe Jani Kaçi është midis atyre ata që nuk harrohet dot. Nuk harrohet edhe tani që është në “pension” dhe lojën e tij nuk e bën dot askush në qytetin që pasi u deh me lavdinë e futbollit, por përjeton dramën e ndëshkimit nga “malarja e trukimeve”.

jani kaci

I vetmi në qytetin e tij të Korçës, sfidues si në rininë e tij, që ndëshkon fajtorët, heronjtë e qytetit, ata që donin të gjithë të shpalleshin “honoris causa”, ata që na mësonin se ishim me fat që po përjetonim një “model sportiv” që vjen vetëm një herë në jetë.. Kur flet Jani Kaçi, një pjesë e korçarëve mbyllin veshët, kurse ata të klubit e dëgjojnë më frikën se deri ku do të ngjitet thika e tij. Duket si telebingo që akuzohen vetëm ata poshtë… punëtorët. Ja fjalët akuzë të Kaçit për ata që po tradhtojnë bukur, siç e do zakoni ynë: “Është momenti të flasim troç. Kur futbollistët deri pak muaj më parë trajtoheshin në Korçë me të gjitha vlerat morale, materiale dhe sportive, betoheshin për Skënderbeun se do të ishin të përjetshëm.

Mirëpo, pas tronditjes që pësoi klubi, të gjithë e harruan atë patriotizmin e madh. Secili shkoi sipas interesave të veta. Në sport karakteri dhe morali janë gjithçka, por këtu te ne këto nuk ekzistojnë. Të gjithë e pranojnë se punojnë për të marrë lekë, por te Skënderbeu nuk ishte problemi se këtyre që u larguan u mungonte paraja”. As një presje nuk mund t’u heqësh fjalëve të pjekura në “saç” të Jani Kaçit, ngaqë tingëllojnë kaq sfiduese dhe të vërteta, se çuditesh se si është i vetëm në qytetin ku trukimi i futbollit është si një karamele në krahasim me trukimin e së vërtetës.

Një e vërtetë e molepsur më keq se topi, ku fajtorët nuk i gjen dot as në Korçë e as në FSHF-në tinzare, as në zyrën e arkitektit të lojës sonë të tredhur, sepse të ligët janë në Europë, mu në zyrat e UEFA-s, atje ku, siç thonë shefat mëkatarë edhe këto ditë në TV se na kanë pushkatuar, ngaqë jemi popull i vogël dhe i pambrojtur. Aq të pambrojtur, sa të lutemi që shyqyr zotit që na dënojnë vetëm klubet, kurrë të mos shkojë e keqja te “shqiponjat e kombëtares”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"