Për “Ligën”, bojkotin, qeveritë dhe futbollin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2020 | 13:44

Për “Ligën”, bojkotin, qeveritë dhe futbollin

EDUART PRODANI

Prodani-Eduard

 

Shqipëria nuk ka ligë futbolli profesionist. Lëvizja për bojkotimin e kampionatit, me pretekstin e plotësimit të 4 kërkesave është thjesht një manovër e drejtuesve të FSHF e mbuluar si një kërkesë e 10 klubeve të Kategorisë Superiore. Kjo është e dukshme dhe lehtësisht e argumentueshme. Ajo që përpiqen ta klasifikojnë si “ligë” ne rastin më të mirë mund të jetë një sindikatë por që duhet regjistruar si e tillë. Si gjithmonë edhe tani futbolli po manovrohet në funksion të interesave politiko/elektorale. Veçse kohët e fundit vihet re se po përpiqen të përfshijnë në lojë dhe sindikata apo para-sindikata qe natyrisht përdoren për t’i dhënë ngjyrim vendimi kolektiv veprimeve që çojnë ujë gjithmonë në të njëjtët mullinj.

Po a janë të drejta kërkesat që parashtrohen? Ne një vështrim të shpejtë po. Përgjithësisht ato janë teknika legjislative-fiskale të njohura që përdoren për të bërë të mundur tërheqjen e financimeve në futbollin profesionist si dhe për ta bërë atë një biznes më atraktiv. Por ato mund të përdoren edhe për të promovuar zhvillimin e infrastrukturës në futbollin e fëmijëve dhe për të promovuar lëvizjen amatore/olimpike. Natyrisht që lloji dhe proporcionet në të cilat ato aplikohen janë në funksion të specifikave të ekonomisë se çdo vendi, specifikave të lëvizjes sportive në atë vend, të politikave qeveritare për sportin, etj. Po ç ‘është e gabuar me çka po ndodh?

Së pari, koha. Të shtrosh në prag të një fushate elektorale çështje futbolli që mund dhe duhet te ishin trajtuar intensivit në të paktën 20 vitet fundit natyrisht që nuk mund t’i shpëtojë vlerësimeve dhe etiketimeve si lëvizje politikisht e implikuar me njërën apo tjetrën palë. E keqja e madhe e kësaj është se e deligjitimon dhe e fut atë në listën e çështjeve që në mënyrë rutine ngrihen dhe lihen mënjanë në momente të caktuara politike për t’ia lënë trajtimin serioz gjithmonë një të ardhmeje qe s’dihet se kur do të vije. Dhe kjo e dëmton shumë futbollin.

Së dyti, njerëzit. Të drejtosh një kërkese ultimatume për përfitime fiskale në funksion të një të mire publike duhet më pare te jesh siguruar që personat e ngarkuar për ta bërë këtë në publik te mos jenë në asnjë rast te implikueshëm me konflikte te mundshme interesi privat dhe aq më keq përftimi nga pushteti që i jepet. Në rrethana dhe vende të tjera edhe mund te jetë situatë e kalueshme por jo në Shqipërinë e varfër dhe të abuzuar kaq shumë. Aq më tepër kur tashmë kemi zhvilluar në perfeksion kulturën që të mos merremi në asnjë moment me analizën e asaj që thotë një individ por me kush është ai dhe c ‘mendojmë ne për atë individ. Dhe kjo e komprometon futbollin.

118517987_103141524857610_1696730692732984335_n

Së treti, legjitimiteti. Të kërkosh që ekonomia dhe shoqëria të bëjë një sakrificë financiare (aq me tepër në kohë shumë të paqartë) për një grup sipërmarrësish duhet që më parë t’i kesh bindur te gjithë se ky grup me profesionalizmin, angazhimin financiar dhe integritetin ka bërë maksimumin e mundshëm dhe ka ezauruar tërë burimet mundshme për zhvillimin e atij sektori. Natyrisht që është shume e vështirë ta bindesh publikun që futbolli shqiptar qeveriset me cilësi dhe integritet, se vizioni dhe puna e drejtuesve ka bërë që të hidhen bazat për rritje sasiore dhe cilësore te futbollit, se mungesa e njerëzve në stadiume vjen për faj të vetë njerëzve, se në të vërtetë nuk ka trukime ndeshjes, se fondet e përfituara nga FIFA/UEFA janë përdorur me efikasitetin maksimal, etj, etj. Dhe kjo krijon pesimizëm për futbollin.

 

Ndonëse trajtuar shume shkurt, këto me sipër po dhe te tjera me bëjnë te besoj se bojkoti i shpallur kaq papritur nga “liga” ndoshta mund edhe te arrije te sjelle te mira për ndokënd po sigurisht jo për futbollin dhe për ata qe e duan me pasion këtë lojë.

Po qeveria? Fajtoret kryesore për situatën e futbollit sot ne fakt janë qeveritë. Jo se nuk kane dhënë para për futbollin. Por sepse kane lejuar situatën qe futbolli te bjere ne duart e kujtdo qe i ka rene rruga andej, qe ka patur nevojë te promovoje pozicionin e tij shoqëror, që ka dashur të përvetësojë asete publike, qe ka ditur te trukojë ndeshje, qe ka dashur ta vere ne funksion te përfitimeve elektorale, etj etj.

duka-rama

Sado qe kjo gjendje mbartet prej 25-30 vitesh dhe duket sikur tashme është kalçifikuar nuk është kurrë vone. Kësaj situate mund t’i jepet fund shume kollaj. Qeveria ka sovranitet mbi futbollin ashtu si dhe për çdo sektor tjetër te veprimtarisë ekonomiko-shoqërore.

Politika komode se futbolli mund te lihet te zhvillohet nga iniciativa private nuk funksionon. Futbolli ne Shqipëri nuk mund te jete biznes si tregtia, ndërtimi, arsimi, e te tjerë si këto se paku ne 10-15 vitet e ardhshme. Futbolli ne Shqipëri duhet trajtuar dhe rregulluar si një biznes social sepse te tille e ka natyrën e tij te vërtetë dhe kështu mund te vihet ne rrugën e zhvillimit ne këtë vend. Shqipëria e ka një ligj për biznesin social dhe nuk ka pse te mos adoptoje diçka te përshtatshme edhe për futbollin.

E thënë ndryshe futbolli ka nevoje për reforme qe nuk zgjidhet dot me një apo dy akte burokratike qofshin këto edhe ligje te mbushura me paragrafë standarde te kopjuara poshtë e lart. Futbolli ka nevoje për vullnet politik reformator, larg plagjiaturave. Natyrisht qe kjo kërkon energji njerëzore dhe materiale jo te vogla. Po për një futboll te vërtetë ja vlen te sakrifikosh. Ka ardhur koha qe dikush duhet te projektoje rilindjen sportive te Shqipërisë.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"