Ndoshta përdorimi i VAR-it duhet rishikuar në Shqipëri…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 20, 2021 | 16:53

Ndoshta përdorimi i VAR-it duhet rishikuar në Shqipëri…

Nga EDUARD ZALOSHNJA
Sipas OPTA-s, përdorimi i sistemit VAR në futbollin europian ka reduktuar me 88% gabimet e arbitrimit në futboll (për rastet kur përdoret: penallti, gola të shënuar nga pozicione jashtë loje ose pas një faulli, kartonë të kuq, si dhe gabime identifikimi të lojtarëve që e meritojnë kartonin e kuq).

Eduard-Zaloshnja

Në Shqipëri, në shumë raste, VAR-i ka funksionuar mirë, por në disa raste flagrante, ka qenë një karikaturë e asaj që duhet të jetë. Një rast i tillë ishte ai i penalltisë ndaj Seferit në ndeshjen Tirana-Teuta 2-1.

Mbrojtësi i Teutës mbërtheu dorën e Seferit, ndërkohë që goditi këmbën e sulmuesit kryeqytetas, teksa ky i fundit po dilte përballë portës bosh. PENALLTI!!! Por prisni, arbitri, pas shumë minutash konsultimesh me arbitrin në kabinën VAR, shpenzon edhe disa minuta duke e parë vetë aksionin ME SYTË E TIJ, në ekranin VAR buzë fushës, dhe vendos për një top në diskutim…

Ky shembull tregon qartazi se arbitrat shqiptarë po i fshihen përgjegjësisë tyre, duke u fshehur pas VAR-it. Sidomos në rastet e penalltive (se në rastet e pozicioneve jashtë loje dhe të kartonëve të kuq, nuk ka shumë vend për diskutim).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"