Nivel i lartë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2020 | 18:35

Nivel i lartë!

BESNIK DIZDARI


Besnik-Dizdari

Ky titull prozaik, që në të vërtetë nuk nënkupton ndonjë risi, m’u duk më i përshtatshmi për këtëeditorial tëkampionatit. Kot me ezgjatë: Java 23 e kampionatit të Shqipërisë i quajtur jotradicionalisht “Superligë” – emërtim që kur të vijnë njerëz të tjerë kam besim se do ta heqin – ishte plotësisht e nivelit të lartë. Dhe besoj se kjo ishte java me nivelin më të lartë në të 23-tate deritashme,çka tregon se ky kampionat, edhe pseme të meta të tejskajshme, mund të prodhojë ditë të bukura. E tillë qe kjo e 22- 23 shkurtit 2020.

Nuk është fjala te numri “rekord” i golave të shënuar, plot 20 -sepse po kaq janë shënuar edhe në javën 9. Është fjala te niveli i lartë ijavës 23, që nuk mund të krahasohet as me atë tëjavës9. Dihet ndërkaq: jo gjithmonënumri i shumtë i golave pasqyron cilësi tëlartë.

GeorgeBernardShow ka thënë se “futbolli është arti që përmbledh historinë universale në 90 minuta”. Kësisoji, them se java 23 e kampionatit të Shqipërisë 2019- ’20, me 90 minutat e saj, përmblodhi vërtet një histori universale. Sepse, gjithçka ishte po universale. Ishte pasqyrim universal i vlerave të vërteta të futbollit. Golat po e po, dhe mëe rëndësishmja: njëri më i bukur se tjetri, njëri më universal se tjetri. Kështu, edhepërsai përket interpretimit teknik – rrjedhojëe një interpretimi taktik ei një mendimi krijues fort bindës. Universale qenë dhe kthesat dramatike të përmbysjes së rezultateve, madje deri aty, saqë edhe pse ato e shtangin humbësin, e bën këtë, që me veten e tij, tëpohojë se më fort se gabimi i tij,gjithçka ishte merita ekundërshtarit. Këtë pothuajse e pohuan të gjithë të intervistuarit, trajnerë po e po, teksa ndiej një kënaqësi të veçantë kur përjetoj fjalët e futbollistëve, që dihet janë moshë e re, por që kanë një kthjelltësi, pse jo,edhe një kulturë të re në gjykimin e vetvetes, të kundërshtarit dhe të trajnerit. Ky është një nivel i lartë i një lloji tjetër, i një dukurie të re në gjithë këto vite sa të lirisë së fjalës, aq edhe të një kulture të re. Nivel i lartë edhe këtu.tIRANA FESTA NDAJ KUKESIT

Sigurisht, pashë çka munda të shihja në TV. Mandej, kur u duk se rubrika përkatëse televizive e “SuperSport” u mbyll, papritmas “zbulova” se ajo vazhdoi duke Nivel i lartë! Editoriali i kampionatit (Nr. 6, 2019-’20) dhënë përmbledhjen kronikale të të gjitha ndeshjeve – çka të bën qëbrenda disa minutave, edhe nëse ti nuk i ke pa ndeshjet, të kuptosh gjithçka prej asaj se çka kandodhë. Ndoshta televizioni në fjalë këtëe bën përherë.Nuk e kam ditë. Më mirëse kaq, një shërbim më konkret për teleshikuesin do të ishte që me këtëpërmbledhje të fillontekjo rubrikë apo ky emision i mbasmbarimit të ndeshjeve. Dhe mandej le tëflasim, le të intervistojmë, le të komentojmë. Mirëpo, duket se ende fetishizojmë praninëeekspertëvenë studio mbi gjithçka, duke ua falë atyre përparësinë. Ndonëse mbi ta qëndrojnë kronikat përmbledhëse të ndeshjeve, nëse zbatojmë me besnikëri qëllimin parësor të gazetarisë që na thotë se mbi gjithçka qëndron informimi i shpejtë dhe i saktëpër atë që ka ndodhë.

Dhe Vllaznia – Luftëtari 4-0 e Flamurtari – KF Laçi 1-3, për mua jo fort të rëndësishme. Janë fitore ndaj humbësve Gjirokastër e Vlorë, të cilët qysh në javën2 nuk lëvizin nga vendet e fundit 9 dhe 10,çka do të thotë se për bukur 22 javë ndër 23 të zhvilluara, dy skuadrate fundit nuk lëvizin assesi.Ky nënshtrim ndodh për herë tëparë në historinë e kampionateve të Shqipërisë! Kjo mbeti evetmja dukuri joe nivelit të lartëe javës23.87129787_2780579595352382_3754258091986649088_n

Të tjerat ishin për antologjinë e futbollit. Vështroni:

Skënderbeu – Teuta 3-2, mbasi ishin 2-2. KF Kukësi – SK Tirana 1-2 mbasi ishin 1-0 për skuadrëne Kukësit. Partizani 2-2 mbasi ishin 2-0 për kampionët. Dhe në të dyja rastet përcaktojnë gola të së njëjtës minutë, asaj 86! Për SK Tiranën dy gola mjeshtrash në 180 sekonda të minutave 84 e 86! Edhe kjo hyn te përcaktimi “nivel i lartë”, sepse flet për mosdorëzimin e kundërshtarit deri në të 90- ën. Edhe pse e shtangin palën tjetër, në këtë rast skuadrën e Kukësit, e cila kujtoi se fitoi, por po ashtu edhe atë të Partizanit e cila para kohe mendoi se fitorja ishte punë e kryer.

E pra? Them se dy pësuesit, Kukës e Partizan, duhet talargojnë shpejt mërzinë. Kjo, ngaqë edhe ata kanë paraqitur një nivel të lartë dhe kanë rënë thjesht prejbefasive tëpamëshirshme të futbollit, “natyrë e dytë” e tij, pa të cilën ky sport do të dukej diçka e fjetur. Sigurisht, ata që gëzojnëfort janë përfituesit e mëdhenj, SK Tirana dhe Bylisii Ballshit. Ndonëse unë për vete po të isha gjyqtar, golin “ajror” që nuk e tejkaloi as në tokëe plotësisht as në ajër vijën fatale tëBylisit, nuk do ta kisha miratuar kurrë. Ndonëse si përmbajtje, skuadra eBallshite meritonte këtë gol kur vëren se 1/10-ën e sekondës mëparë gjyqtari mund të kishte dhënë 11-metërsh për të…

Ky ishte niveli i lartë, “universal” i javës 23. Pa harruar kryesoren: ritmi i lartë nga minuta eparë deri në të 90-ën. Atëherë, a vërtet stërviten fort skuadratshqiptare? E bëj këtë pyetje se prej vitesh, si asnjëherë tjetër në Shqipëri, thuajsenuk flitet asnjë fjalë se si stërviten skuadrat. E jo më tëmendosh të lexosh apo të shohësh në ekran njëtelereportazh nga stërvitja enjë skuadre.

Kjo ishte java 23 e nivelit të lartë të futbollit, e cila mbas 18 javëve risolli në krye sportklub Tiranën (java 5, 21 shtator 2019). Si mund ta kuptojmë këtë? Që sportklubi nuk do të zbresë më? Që kampionati do të ketë vetëm një duel, këtë SK Tirana – KF Kukësi? Që Partizani me 6 pikë më pak ka humbur çdo shpresë? Që Skenderbe e Vllaznia kanë vetëm synimin për t’i shpëtuar vendit të 8-të? Që KF Laçi, Teuta dhe Bylis mendojnë se mund të luftojnëvetëm për vendin e 3-të…?pARTIZANI

Nuk jam assesi në gjendje t’u jap përgjigje këtyre pyetjeve. Natyrisht nëbrendësi guxoj të parashikoj ndryshime të tjera, disi të habitshme, madjeqysh këtë javë që vjen. Ndryshime që po i mbaj të fshehta se mund të më mërzitet ndokush. Do të m’i shpalosin ose do të m’i rrëzojnë vetvetiungjarjet që do të mbërrijnë… Në fund të fundit, një gazetar nuk e ka mendjen te titulli kampion i një skuadre. Edhe në këtë rast,simbas detyrimit të profesionit të tij, atij i takon ta ketë mendjen te një titull tjetër, te titulli i këtij editoriali, te “niveli i lartë” i spektaklit futbollistik, tek emocionet e forta shpirtërore dhe estetike që ky sportmbarënjerëzor të blaton.Kësisoji, nuk pajtohem kurrsesi që plot 13 javë para mbarimit të flitet kaq fort për titullin kampion. Është më mirë të flasim gjithnjë emë fort për kërkimin “humanitar”, edhe pse të mundimshëm, këtëtë “nivelit tëlartë”, pra.

Jemi në 90-vjetorin e kampionatit të Shqipërisë. Atë që ndiej më fort po e përsëris fort edhe këtu. Ky 90-vjetor do të mund të festohet vetëm me ndryshimet e mëdha në shtatorin që vjen. Në një Kampionat Kombëtar të Shqipërisë me 16 skuadra. Po kaq edhe për Kategorinë e Dytëe më tejme 32 të tjerat të ndara në dy grupe me nga 16, për Kategorinë e Tretë. Kaq do të mjaftonte bukur emirë për qytetarinë e Shqipërisë. Dhe me një skemëtë përimtuar që mund të paraqes më vonë…

Besoj fort për këto ndryshime, sepse e di që po merr fund diktati i ngushtuar i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe qytetet do t’i marrin në duart e tyre fatet e skuadrave që i përfaqësojnë. Madje, anekënd Shqipërisë. Kjo, ngaqë futbolli nuk ështëi FSHF-së, por i Shqipërisë. Pa Vlorë, Gjirokastër, Korçë a Shkodër, pa Kavajë, Elbasan, Berat, Dinamo, Lushnje e Fier, nuk mund të ketë përsëmbarikampionat kombëtar në Shqipëri. Sa shpesh që e përsëris këtë, apo jo!? Në të vërtetë, mua më duket se kjo duhet përsëritur në çdonumër tëgazetës së vetme sportive në Shqipëri, “PanoramaSport”. Nuk ka gjë më të dëmshme sesa harresat e mëdha…

* Shënim: Artikull ekskluzivisht për “Panorama Sport”. Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi pa lejen e kompanisë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"