Opinion nga Bert Van Marvijk/ Holanda ka ndryshuar taktikë dhe ja pse po funksionon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2022 | 20:05

Opinion nga Bert Van Marvijk/ Holanda ka ndryshuar taktikë dhe ja pse po funksionon

Nga BERT VAN MARVIJK

What-you-think-The-World-Cup-really-starts-now-with-1024x575

Luis van Gal përdor stilin e lojës me presingun provokativ te Holanda në këtë Botëror, ashtu siç e ai e quan. Ne e quanim këtë thjesht futboll kundërsulmi. Nuk është asgjë më shumë sesa tundim i kundërshtarit dhe pastaj ti ta kundërsulmosh. Nuk ka asgjë të gabuar me këtë. Nëse shpallesh kampion bote në këtë mënyrë, OK. Të gjithë duhet të mësohen me këtë, sepse ne në Holandë jemi mësuar që të kemi topin në zotërim. Ne përpiqemi që të fitojmë kontrollin e topit duke i bërë presing kundërshtarit. Tani është e kundërta. Holanda po pret më shumë krahasuar me të shkuarën. Skuadra duhet të përshtatet tërësisht me këtë taktikë. Me një sistem të tillë që po luan tani Holanda, Dumfris është një nga armët që të duhet së fundmi në skuadër për të shkuar larg. Tani Holanda ka më shumë armë: Depajm Bergvajn, Gakpo dhe Klasen janë lojtarë të cilët mund të shënojnë. Në situatat e goditjeve standarde ne kemi lojtar si Van Dajk, Ake dhe sërish Dumfris, të cilët janë shtatlartë. Dhe kemi një portier, i cili është shndërruar gjithashtu në një armë në mbrojtje. Mendoj se Nopert është duke bërë diçka të shkëlqyer në këtë Botëror.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"