Për ata që duan para dhe jo sherr…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2020 | 17:50

Për ata që duan para dhe jo sherr…

ARTAN SHYTI

artan shyti

Sporti kërkon më tepër para nga shteti dhe mirë bën, por mënyra se si e kërkon të kujton atë shprehjen “t’i heqësh të varfrit çapin e bukës nga goja”. Nuk është kollaj sepse “i varfri” është i uritur vetë dhe, si i tillë, nuk ndodh që ta ndajë bukën me të tjerë… E vetmja mënyrë që sporti të marrë më shumë financim nga shteti është që të bashkëpunojë me shtetin për të shtuar pasurinë dhe pasuria mund të shtohet në disa drejtime:

BASTET SPORTIVE

Sporti dhe shteti mund të bashkëpunojnë që të rihapen bastet sportive, të organizuara nga shteti dhe të menaxhuara nga klubet e futbollit në nivel lokal. Skema është pak më komplekse dhe nuk është vendi të trajtohet hollësisht këtu. E rëndësishme është që sporti do të përfitonte rreth 20 milionë euro, si bashkortak me shtetin në këtë aktivitet. Greqia mund të merret si shembull.

TAKSË MBI DUHANIN PËR SPORTIN

Sporti duhet ta kërkojë me insistim këtë. Në rreth 2500 m ton cigare mund të mblidhen 10 milionë euro taksë që do të shkojë për infrastrukturën sportive me moton “kush dëmton shëndetin me duhanin, investon në përmirësimin e tij duke ndërtuar ambiente sportive”. Përvojë që e ka zbatuar Franca dikur…

LOTARI KOMBËTARE SPORTIVE

Sporti mund të kërkojë licencën e një lotarie kombëtare, e cila do të shkonte vetëm për financimin e tij. Është një përvojë e njohur dhe kollaj e zbatueshme.

lIGA PROFESIONISTE

LIGJI I SPONSORIZIMIT

Krijimi i hapësirës ligjore që aksionerët e një klubi sportiv, shoqëri tregtare, të përfitojnë uljen e tatimit për një përqindje në proporcion me shumën e aksioneve që kanë në klub. Po kështu mund të bëhet në rastin e shoqatës sportive, me kryetarin e saj. Kjo është një alternativë më e pranueshme për shtetin.

HEQJA E TATIMIT

Sporti duhet të kërkojë që paratë që japin ortakët e klubeve, shoqëri tregtare apo anëtarët, në rast shoqate, para që janë pjesë e dividendit të tyre apo fitimet e tyre nga burime të ndryshme të ligjshme, që janë tatuar më parë, të mos tatohen kur ato dhurohen në klub. Kjo është e mundur dhe kërkon vetëm transparencë dhe formalizim të aktivitetit financiar të individit dhe klubit. Ndërsa paratë që vijnë nga shteti, nga sponsorët apo çdo burim tjetër tregtar, do të tatohen si çdo aktivitet tjetër në Shqipëri.

SHFRYTËZIMI I HAPËSIRAVE LIGJORE

Legjislacioni aktual shqiptar ka hapësira të mjaftueshme që një pjesë e mirë e parave që qarkullojnë në sport të mos tatohen. Vetëm se ky legjislacion duhet njohur dhe përdorur. Për fat të keq, kjo nuk ndodh. Është më kollaj të bashkëpunosh për të shtuar pasurinë sesa të bësh sherr për të rindarë varfërinë. Për ata që duan para dhe jo sherr…

PAORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"