Opinion nga Arrigo Saki/ Inzagi të bëjë rrotacion, Milani të gjejë lojën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2022 | 14:24

Opinion nga Arrigo Saki/ Inzagi të bëjë rrotacion, Milani të gjejë lojën

Nga ARRIGO SAKI

SAKI

Seria A po i drejtohet një udhëkryqi: një fitore e Interit në derbi mund të jetë një hap i rëndësishëm drejt titullit. Milani po kalon një moment kritik, por edhe liderët në ndeshjet e fundit, ndaj Empoli e Venecia, kanë pasur vështirësi, ndërkohë që pritet me një kalendar mjaft impenjativ. Inzagi do të duhet të përdorë njohuritë e tij dhe të imagjinojë një rrotacion që do t’i lejojë atij të mos lodhë shumë titullarët gjatë turit të forcës që do të nisë pas ndalesës së kombëtareve.

Kuqezinjtë e Piolit barazuan 0-0 me Juventusin. Ndeshja tradhtoi pritshmëritë e Milanit, por jo ato të Alegrit, një strateg dhe menaxher i madh, i cili gjithmonë ka thënë me ndershmëri të admirueshme se:

“Kushdo që dëshiron të argëtohet, le të shkojë në cirk”. Ai po i jep soliditet dhe vendosmëri fazës mbrojtëse, me shpresën për të gjetur një kampion që mund të krijojë një mundësi të favorshme në një projeksion sulmues. Dogma do të ishte: rrezikoni pak dhe merrni pikë. Juventus tashmë ka një skuadër të rëndësishme dhe shumë të shtrenjtë, të përbërë nga rreth dhjetë elementë të kombëtareve më të rëndësishme në botë. Milani duket se i ka humbur karakteristikat si skuadër kusare.

Pioli kishte arritur të shndërronte një grup të rinjsh të papërvojës dhe pak të njohur në një kolektiv plot shpirt, nën flamurin e bashkëpunimit dhe lojës cilësore. Shpejtësia, ritmi, agresiviteti dhe kompaktësia i kanë fshehur kufijtë e kuqezinjve. Falë një konteksti në të cilin entuziazmi, disponueshmëria dhe bujaria janë rritur gjithmonë, problemet që lindnin edhe nga dëmtimet e shumë lojtarëve ishin tejkaluar. Sot makina e krijuar nga i zoti Stefano duket se ka humbur pak forcën dhe ekulibrin.

Ndoshta fakti që ata nuk janë më një grup kaq kompakt dhe që çojnë gjithnjë e më shumë në bashkëpunim, ka kufizuar sinergjinë brenda një ekipi që ende vazhdon të ndjekë Interin. Kuqezinjtë do të mund të kthehen konkurrues ndaj të gjithëve vetëm nëse do të bëhen rishtazi një ekip i vërtetë, në të cilin çdo element do të jetë në një pozicion aktiv me dhe pa top. Për të pasur sukses në këtë mision, do të jetë thelbësore të ndiqen udhëzimet e Piolit. Vetëm në këtë mënyrë askush nuk do të ndihet kurrë vetëm. Punë të mbarë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"