Opinion nga Adriatik Dosti/ Lërini daullet e suksesit, ato i pelqejnë Rejës dhe Dukës. Ne vuajmë edhe me Bjellorusinë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2020 | 12:48

Opinion nga Adriatik Dosti/ Lërini daullet e suksesit, ato i pelqejnë Rejës dhe Dukës. Ne vuajmë edhe me Bjellorusinë…

Nga Adriatik Dosti

adriatik dosti

Te vuash përballë Bjellorusisë?

Lërini daullet e suksesit, zhurma e te cilave ju pëlqen aq shume trajnerit Reja dhe Presidentit Duka…

Vazhdojmë te jemi, të paktën me mënyrën e lojës, ku thërret qameti !

E vetmja diference e jona ne ndeshjen e sotme kundër Bjellorusisë ishte se ne shënuam 3 gola e ata 2, se ne fituam ndeshjen, vendin e pare ne një grup shume te dobët e ata qe ne te shumtën e ndeshjes luajtën futboll me te mire se sa ne dhe ishin edhe taktikisht shume me te qarte se sa ne…humben ndeshjen e u renditen te dytët ne grup vetëm me 1 pike me pak se ne …dhe kaq !
Një Shqipëri qe nuk duhet te ngopet me lugën bosh e te fluturoje me presh ne B….e, se ka mundur Kazakistanin e Bjellorusinë e vendeve 100 e kusur ne renditjen e FIFA ….e as te festoje çmendurisht se u arrit ”objektivi” i dyshes Duka – Reja … se dolëm te paret ne grup …se u ngjitem një vazo me lart ne shortin e ardhshëm eliminator te botërorit …se ne edicionin tjetër te U-N-L do te jemi ne grupin B…se morëm 1.1 milion euro pas këtij ”suksesi” etj etj….

Kjo Shqipëri nuk te ngroh e nuk te bind kerkundi me mënyrën e lojës se saj…pëson gola amatore …çahet ne mënyrë amatoreske ne mbrojtje…çalon goxha ne mesfushe dhe eshte pothuajse hije ne sulm e aspak agresive, e shpejte dhe e befasishme ne me te shumtën e lojës …

Thënë saktësisht fare kjo Shqipëri e 2020 duket ashiqare qe nuk ka kerkundi dore trajneri…

E mendoni dot se nesër do te luajmë kundër kundërshtarëve ku e ku me te forte se këta qe lame pas…dhe sinqerisht mendoni e besoni se mund t’ia dalim?

Te lesh ne stol Uzunin e Kallakun …te mbash te fshehur te vërtetën e largimit te super talentit Broja…te mbash ne fushe e ta fusësh titullar me kokëfortësi te pa shpjegueshme Manajn krejtësisht jashtë forme dhe vetem hija e vetes ne fushe e ne loje … te pësosh gola nga mesi i fushes e trajneri ti dale ne mbrojtje portierit… ti masakrosh lojtaret duke i vendosur me sforco ne pozicionet e tyre jo natyrale për hir te mbrojtjes se skemës tende ”klasike”…te luash ne një fushe skandaloze te një stadiumi 75 milion eurosh …etj etj.,..janë konstatime vërtet te frikshme !

Një Cikallesh e nje Doka …me te mirët për ne ne ndeshjen 3-2 kundër bjelloruseve …është fare pak kur mendon nesër Play-off dhe grupin B ku do te luajmë e mbi te gjitha tek presim te mësojmë emrat e kundërshtareve për eliminatoret e Botërorit te 2022 …

shqiperi

Te vuash kaq shume përballë një Bjellorusia modeste qe madje arrin te te imponohet brenda ne fushën tende e te shënoje edhe dy gola…nuk ka asnjë lloj justifikimi përveç pohimit kurajoz e profesional…Shqipëria ka një grup te shkëlqyer e te talentuar futbollistesh qe premtojnë shume për te nesërmen por nuk ka Trajner !

Strakosha…Gjimshiti, Dermaku e Kumbulla …Trashi , Doka, Abrashi, Kallaku, Gjasula …Broja …Cikalleshi …duke mos lene pas e ne stol sigurisht edhe portierin Berisha, Roshin, Memushajn, Cekicin, Sadikun, Balajn, Vrionin, Selahin, Lacin, Cepelen, Baren, etj … ja ku po shtojme ketu edhe Ismajlin, Hysajn , Ramadanin, Mihajn, Lenjanin, Memollen, Veselin, Ismajlgecin, Seferin,Manajn, T.Xhaken e braktisur etj etj…jane gati tre formacione ku ti ke lluksin te perzgjedhesh me te mirin e ne varesi te kundershtarit …jane emra qe pavaresisht nga oshilacionet qe kane treguar nga ndeshja ne ndeshje apo edhe nga forma e tyre aktuale e them me siguri profesionale qe do ti kishte zili cdo trajner e perballe te cileve c’do lloj kundershtari do ti bente llogarite krejt ndryshe…

Ndaj e riperseris kemi lojtare por vuajme per Trajner …sepse fatkeqesisht edhe kete brez talentesh qe kemi po kerkon ti masakroje njesoj si me Panuçin …Honoris Causa yne ne krye te federates e te futbollit tone kombetar…
…Dhe nese vertet na dhimset Kombetarja jone …krenaria jone kombetare nuk duhet ta lejojme kurresesi Duken e Rejan te na
e cojne dem kete Kombetare ngritur me shume mund e djerse e te abuzojne kesisoj me kete kontigjent te shkelqyer lojtaresh qe rralle vijne me prurje te kesaj natyre e brenda nje brezi futbollistesh…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"