Liga e kombeve dhe komercializimi deri në qelizë i futbollit…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2018 | 21:46

Liga e kombeve dhe komercializimi deri në qelizë i futbollit…

ROLAND LUÇI

Roland Luci

Nuk mjaftojnë të drejtat televizive, zhvillimi i ndeshjeve sipas shijeve dhe interesave të televizioneve dhe bastexhinjve gjigantë, tregtimi e shitja e gjithçkaje që ka të bëjë me futbollin, por u gjetën edhe ndeshjet e ashtuquajtura miqësore, stërvitore që të komercializohen deri në ekstrem. Në vend të ndeshjeve që do i shërbenin aktivitetit përkates në vazhdim europian, miqësoret “gradohen” në ndeshje zyrtare duke u ngjeshur në një të ashtuquajtur Ligë e Kombeve me emër sugjestionues e funksionim të ngatërruar, e duke simuluar kështu marrjen sa më seriozisht te tyre me joshjen e kualifikimit për europian të ndonjë pjesëmarrësi të pafat në kualifikueset zyrtare.

Print

Është hapi i radhës i industrisë futbollistike në rrugën e largimit përfundimisht nga vlerat ekzistenciale të futbollit dhe nga një shfaqje sportive, nga nje akt miqësie e afrimi e ballafaqimi mes popujve e kulturave të tyre është kthyer në një makineri e komercializuar deri në qelizë, duke i kthyer dhe aktorët në robotë milionerë, të gatshëm e të etur për çdo kontrabandë e manipulim të sipërmarrjes futboll në këmbim të përfitimeve financiare të ligjshme, e më së shumti të paligjshme, ku në ndihmë u vijnë buldozerët e basteve, parajsat fiskale dhe mashtrimi i sistemeve financiare të taksave të vendeve përkatëse ku këta aktorë aktrojnë. Shorti e vuri Shqipërinë në një grup me Skocinë dhe Izraelin e si shkon puna më tej me kualifikimin e mundshëm duhet një makinë e vogël llogaritëse që t’ja dalësh në krye hesapeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"