Kur trajneri Reja flet pa leje dhe del kundër: Futbolli nuk rifillon dot…!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2020 | 18:47

Kur trajneri Reja flet pa leje dhe del kundër: Futbolli nuk rifillon dot…!

GËZIM SINEMATI

Sinemati

Çfarë nuk po bën futbolli për të dalë nga kafazi i Pandemisë! Dhe nuk ka faj. Ka bërë çfarë ka dashur në tërë këto vite pushteti absolut, dhe në këto momente epidemie gjërat nuk varen më prej zotave të saj, UEFA-s apo FIFA-s. Ajo shprehja e Sakit të Italisë se “Futbolli është gjëja më e rëndësishme midis gjërave të parëndësishme”, ka kumbimin e një kambane shumë të vërtetë në këto momente.

Një pyetje ka pushtuar gjithë botën, edhe pse lind bashkë me frikën: po të fillonte futbolli në muajin maj, do të ishte një aventurë e madhe apo do të ishte një “rrezik i nevojshëm” për biznesin e këtij sporti…
edi reja

Në Spanjë, një ndër vendet më të goditura nga Pandemia, thonë se po të fillonte futbolli, edhe me ato privimet e mëdha që dikton flama e virusit, do të ishte si një rilindje shpirtërore pas kësaj trauma psikologjike. Në Itali shkojnë më thellë, thonë se pa futboll, pale sikur të mos ishin dhe pastat e picat, jeta do të kishte qenë një gabim i madh. Po në Shqipëri, ku futbolli e la me gisht në gojë Covidin, sepse stadiumet ishin boshatisur më parë se të vinte ai, përse nxitojnë për ta filluar kampionatin? Ka një arsye madhore, që lidhet me sedrën tonë të sëmurë, për ta gënjyer veten, sikur… jemi gjithnjë midis më të mirëve!
Kategoria-Superiore-2018
Edhe Bundesliga gjermane, e cila është e para në betejën antipandemi, e thotë me gjysmëzemre se po bëhet gati për të filluar kampionatin, ngaqë loja mund të shndërrohet në thikë me dy presa. Po kjo Superliga, pse nuk ka frikë nga Covidi? Madje, me gojën pa maskë, del e thotë publikisht: “Ç’presim më? Hajde ta fillojmë kampionatin…” Me siguri këto fjalë kanë kapërcyer edhe detin, kur dhe vetë trajneri Edi Reja, trajneri i Kombëtares, nga Italia del nga shinat zyrtare, për t’iu mësuar kolegëve shqiptarë se futbolli është liri, veç pa shëndet as liria nuk ka vlerë. Ja fjalët e tij, të cilat me siguri kanë zemëruar gjithë oborrin e FSHF-së: “Në Shqipëri gjithçka është ndalur, futbolli nuk rifillon dot…”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"