Ku janë vajzat vlonjate? Po bëjmë tifo për serbet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2018 | 22:27

Ku janë vajzat vlonjate? Po bëjmë tifo për serbet…

VITA STEFA

flamurtar1-470x282

Zbres nga autobuzi dhe po vazhdoj rrugёn Vlorё-Skelё nё kёmbё. Dua tё ndjej erёn e luleve tё portokalleve, qё nё kёtё stinё tё dehin me aromёn e tyre dhe tё thonё: “Mirёseerdhe nё Vlorёn e bukur!”

Nuk çuditem aspak nga lёvizja e madhe e njerёzve nё tё dy trotuaret e kёsaj rruge tё bukur. Secili shpejton nё punёn e vet dhe mundohet t’i lёrë rrugё tjetrit, me sa tё mundet.

Syve tё mi nuk u shpёtojnё edhe lёvizjet e shkujdesura tё vajzave e djemve, nxёnёs e studentё, qё e zbukurojnё qytetin me hiret e tyre dhe ashtu si era e portokalleve edhe ata tё dehin me erёn e freskisё sё moshёs sё tyre.

Unё po ecja me njё qёllim tё caktuar. Pas pak do tё fillonte finalja e madhe e basketbollit tё femrave “Vlora-Tirana”.

Sytё e mendjes po shikonin larg, shumё larg. Ishte viti 1966. Drejt rrugёs pёr te kёndi sportiv i basketbollit “Spartak” nxitonin grupe-grupe tё rinj e moshatarё, gra e vajza. Donte edhe njё orё tё fillonte ndeshja Flamurtari-17 Nёntori i Tiranёs. Nё rrugё nuk kaloje dot. Tifozёt e mrekullueshёm vlonjatё edhe pse nxitonin, hapnin rrugёn qё tё kalonim ne, ato qё ata prisnin t’i shihnin atje, nё fushё, tё shkёlqenin e t’i nderonin.

U riktheva nga ky kujtim shumё i bukur dhe mora guximin tё ndaloja njё djalё dhe e pyeta:

-Mё fal, kur fillon ndeshja?

-Futbolli me shkodranёt?- nxitoi tё kundёrpyes ai.

– Jo,- i them.- Ndeshja e basketbollit tё femrave me Tiranёn.

-Oho! Nuk e di fare!

Shtanga nga kjo pёrgjigje, por s’u dorёzova. Ndalova njё vajzё. Ishte studente. Ajo ngriti bashkё me vetullat edhe sytё!

U befasova.

S’e dinte kush. Ndёrkohё arrita pranё pallatit. Dyert e kёtij pallati madhёshtor ishin hapur. Mendova se dikush do tё mё kёrkonte tё prisja biletёn, por jo. Hyra nё pallat. M’u duk i ftohtё. Ishte bosh!

Pёrsёri sytё e mendjes vёshtrojnё larg nё vite. Luanin vajzat e Vlorёs. Nё pallatin e sportit s’kishe ku tё hidhje kokrrёn e mollёs. Sot pas 50 vitesh, i vakёt, shumё i vakёt deri nё ftohje.

Vajzat e tё dy ekipeve po bёnin nxehjen. Miqtё e mi na thirrёn duke ngritur duart lart qё t’i shihnim e t’u afroheshim.  U pёrshёndetёm dhe po shihnim vajzat. Njё emocion i madh po ndihej nё zemrёn time. E vunё re shokёt.

-E, Vita si tё duket?

-Pres me padurim lojёn. (Fsheha tё vёrtetёn qё po shikoja).

U pёrqendrova te gjuajtjet qё po bёnin vajzat e tё dyja ekipeve. Te Tirana shumё vajza s’ishin tiranase, ishin amerikane. Po shihja te ekipi i Vlorёs.

-Eh, mё thotё miku im, Todi. Këtej ka edhe mё shumё serbe!

Pёr momentin m’u duk se nuk isha nё Vlorё.

Loja filloi. Po kush po luante aty?! Po shikoja me kujdes. Pёrballja midis tyre kishte filluar.

“Vlora” nё avantazh.

A po gёzonte tifozi vlonjat??!! Shihja miqtё e mi profesionistё, qё edhe pse bёheshin gjuajtje tё bukura, pёrplasnin duart fare tё qetё. Po pse vallё? Ku ishin gjithё ato brohoritje qё shpёrthente pallati kur vajzat nga Vlora gjuanin tre-pikёshe, apo bёnin njё luftё tё pastёr nё tabelё?

Kush po e pёrfaqёsonte Vlorёn tonё? Ishin vajzat nga Serbia. Kush po e pёrfaqёsonte Tiranёn. Ishin vajza nga Amerika.

Jo! Me kёtё nuk mund tё pajtohesha! Ku janё vajzat vlonjate? Ku janё vajzat e Tiranёs, tё Shkodrёs, tё Fierit, tё Durrёsit e tё tjerё? Ku janё vajzat shqiptare?

Jam unё veteranja e basketbollit, Vita qё luaja me numrin 11, kapitenja e skuadrёs dhe mё vonё trajnere, qё i pёrgatita me aq kujdes e dashuri vajzat vlonjate, si: Muinёn, Pjeretёn, Eldёn, Arjanёn, Vjoletёn e sa e sa tё tjera qё pёr dekada e bёnё sportdashёsin vlonjat tё ngrihej nё kёmbё e tё shpёrthente nё duartrokitje pёr lojёn e tyre tё bukur, pёr saktёsinё e qartёsinё taktike. Edhe vendin tonё e pёrfaqёsuan nё veprimtari ndёrkombёtare denjёsisht.

Jam unё sot, kёtu nё pallatin e bukur tё sportit, ne qendër të jugut tonë, ne këtë pallat, qё m’u duk “i ftohtё” sado qё ka ende tifozё tё dёshiruar pёr t’i pёrkrahur vajzat e t’i patur gjithmonё nё krye.

Ato u ndeshёn. Po kush? Sa ishin bija tё Vlorёs? Ne duartrokitёm serbët! Sa keq!

Po gёzonte trajneri! Po gёzonin edhe Ato. Po përse?!!

Po ku janё vajzat vlonjate?

Aty ore janё, aty!

Po kush po punon pёr to? Kush po i pёrgatit? Ku janё trajnerёt tanё?

“S’ka gjё, mё lehtё kёshtu. Blini disa nga vende tё tjera, se natyrisht, paguan populli!

“Po ne, po vajza shqiptare? “Ajo?…  s’duhet tё luajё!!!”

Ç’po them kёshtu? Jemi ne themelueset e para, qё nё vitin 1961 thyem tabu, me njё punё tё jashtёzakonshme dhe pa interesa  e çuam sportin tonё shumё lart, si nga ana e masivizimit edhe nga ana cilёsore.

Ku jemi sot? Vlora po e sheh vet. Po kёshtu edhe Tirana, e shumё qytete të tjera. Presidenti i Federatёs dhe pёrfaqёsues tё tjerё tё saj qёndruan para ekipeve nё kёtё finale. Dhe çudi!

Shprehja e pёrfaqёsuesit tё federatёs:

-Sot po mbyllim aktivitetin e basketbollit pёr femra…

Me kё e mbylli ai? Cilat femra luajtёn nё fushё? Kujt i vari medaljet e kampioneve? Kush e ngriti kupёn e bukur tё basketbollit pёr femra?

Ishte Serbia.

Jo! Kёtё s’duhet ta pranojmё mё. Kjo nuk ёshtё kupa e basketbollit Shqiptar! Tё gjithё duhet ta ndreqim!

 

Shënim; Titulli i autores është: “Ku janё vajzat vlonjate?”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"