Operohet apo jo? Gjuri i Etrit Berishës bëhet çështje dite

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2016 | 14:29

Operohet apo jo? Gjuri i Etrit Berishës bëhet çështje dite

Duhej të ishte operuar në gjurin e këmbës të djathtë dhe aktualisht duhej të kishte filluar fazën e parë të riaftësimit. Por Etrit Berisha nuk i është nënshtruar ende ndërhyrjes kirurgjikale dhe për momentin gjithçka ka mbetur në vendnumëro.

berisha roma penallti

Futbollisti ka probleme në meniskun e gjurit të djathtë dhe prej më se një jave i është nënshtruar vizitave mjekësore nga specialistë të njohur. Sipas njoftimit të klubit, futbollisti duhej të operohej në fundin e muajit nëntor në klinikën e njohur që trajton futbollistë në Romë, “Villa Stuart”.

Por ndonëse Berisha udhëtoi drejt Romës dhe u vu nën vazhdimin e profesor Pier Paolo Marianit, ai nuk është operuar ende, pasi kjo ndërhyrje është lënë për një datë të pacaktuar. Burime pranë klubit kanë bërë të ditur për mediat italiane se për momentin data është shtyrë, por gjithsesi pritet që futbollisti të kthehet në fushën e lojës në janar.

etrit berisha atalanta

Ky është një moment mjaft delikat për karrierën e Berishës, i cili po mundohet të fitojë një vend titullari fiks te Atalanta dhe një kontratë afatgjatë me këtë klub që është gati të finalizojë transferimin e tij përfundimtar nga Lacio.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"