Operacioni “fshesa”, klubi i Kategorisë së Parë zyrtarizon katër largime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2022 | 10:30

Operacioni “fshesa”, klubi i Kategorisë së Parë zyrtarizon katër largime

Katër futbollistë kanë ndërprerë kontratën me Burrelin. Ata janë Brilant Hasaj, Rigers Xhahysa, Silva Junior Luis Paulo dhe Orges Koduzi. Sipas drejtuesve, me këta lojtarë është mbyllur zyrtarisht bashkëpunimi dhe janë të lirë.

BURRELI DINAMO

“Kemi ndërprerë kontratën me katër lojtarë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia edhe e largimeve të tjera. Natyrisht që në fund të fazës së parë gjithmonë ka pasur lëvizje të futbollistëve me dëshirën e tyre apo të klubit, pas rezultateve jo të kënaqshme.

Besoj që këto ditë të mbetura deri në fillim të fazës së dytë do t’i shfrytëzojmë shumë mirë për të plotësuar repartet ku kemi nevojë.

Po ashtu do të vendosen pikat mbi ‘i’ edhe për ata lojtarë që ende janë në mëdyshje për të qëndruar apo për ata prej të cilëve nuk kemi më pritshmëri.

Mendoj që bashkërisht me stafin teknik po bëjmë më të mirën për t’i dhënë Burrelit lojtarët që meriton dhe që do ta ndihmojnë skuadrën për të vijuar ngjitjen në klasifikimin e përgjithshëm të Kategorisë së Parë”, tha për “Panorama Sport” drejtori teknik i Burrelit, Klevis Gjoka.

DRITAN KURTI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"