Operacioni “fshesa”, Kastrioti vazhdon me spastrimet në ekip

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2022 | 10:45

Operacioni “fshesa”, Kastrioti vazhdon me spastrimet në ekip

Kastrioti ka vijuar përgatitjet normalisht në kompleksin e Kamzës për ndeshjen e fundjavës me Vllazninë. Atmosfera në skuadër gjatë këtyre ditëve ka qenë e mirë, kjo edhe për faktin se ndryshimet që ka pësuar ekipi, qoftë në staf, por edhe në organikë kanë sjellë dy rezultate të mira.

kastriotii-750x430

Një fitore me kampionët aktualë dhe një pikë me Partizanin në transfertë. Normalisht krutanët janë koshientë që kanë bërë vetëm detyrën dhe të njëjtën gjë do të kërkojnë dhe në ndeshjet në vazhdim.

Në fakt, asnjëherë këtë sezon Kastrioti nuk kishte marrë katër pikë në dy ndeshje. Në skuadër duket dora e Çelës, që në dy ndeshjet e para mori katër pikë.

Tani Kastrioti mendon sërish për pikë dhe pas kampionëve dhe Partizanit kërkon t’u marrë pikë fituesve të Kupës së Shqipërisë.

HUAZIMI

Donald Mëllugja ka gjasë të jetë i larguari i radhës nga Kastrioti. Mesfushori dhe klubi kanë negociuar dhe gjasat janë që matjani të huazohet deri në fund të sezonit te Burreli në Kategorinë e Parë.

Mëllugja nuk do të jetë i vetmi që mund të huazohet nga krutanët, pasi janë disa lojtarë të tjerë që për mungesë të hapësirave do të huazohen në ndonjë ekip tjetër në Kategorinë e Parë.

BUJAR BALLIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"