Operacion pas dënimit, Grezda rrezikon të mbyllë sezonin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2020 | 21:13

Operacion pas dënimit, Grezda rrezikon të mbyllë sezonin

Dënimi dhe një dëmtim i hershëm. Eros Grezda është në luftë me kohën për t’u rikthyer sërish në stërvitje. Mesfushori i Kombëtares ka kaluar tashmë periudhën e pezullimit prej katër takimesh që mori nga federata kroate, por tanimë është në shtrat teksa i duhet të rikuperohet. Bëhet fjalë për një ndërhyrje të specifikuar kirurgjikale në kaviljen e majtë. Një dëmtim i hershëm për të cilin futbollisti kuqezi pret që të rikthehet të stërvitet të paktën brenda dhjetëditëshit të parë të muajit korrik.
Eros-Grezda
DËMTIMI
Aventura e Eros Grezdës te Rejnxhërs u shoqërua me “një mijë e një probleme”. Që në start, mesfushori i Kombëtares pësoi një dëmtim të rëndë në fazën përgatitore. Pas riaftësimit, lojtari shpesh ka luajtur me
injeksione, për të mos qëndruar gjatë jashtë fushave. Një dëmtim i akumuluar për të cilin mjekët specialistë në Kroaci kanë vendosur që të kryhet kjo ndërhyrje. Grezda është prej disa ditësh në terapi rikuperimi dhe “Panorama Sport” ka mësuar se ai pret që pas datës 10 korrik të rikthehet në fushë për të nisur fazën e dytë rikuperuese, atë të ushtrimeve të para në fushë me ecje graduale dhe më pas ushtrimet dhe vrapimet e lehta.
grezda
PEZULLIMI
Mesfushori i Kombëtares, pasi goditi sulmuesin e Rijekës në fund të ndeshjes së Kupës, u pezullua me katër ndeshje si dhe mori një gjobë të rëndë nga Osijeku. Tanimë, ky pezullim me katër sfida mosaktivizim ka kaluar, por është dëmtimi që po e lë jashtë fushave mesfushorin kuqezi. Me gjasë, pritet që Grezda ta konsiderojë të mbyllur këtë sezon, për të tentuar që të kapë periudhën e fazës përgatitore para sfidave kualifikuese në kompeticionet europiane.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"