Operacion në gju pas dëmtimit me Kombëtaren, ja sa do të mungojë Enea Mihaj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2018 | 16:55

Operacion në gju pas dëmtimit me Kombëtaren, ja sa do të mungojë Enea Mihaj

Vetëm katër minuta në ndeshjen e tij të parë si titullar me Kombëtaren shqiptare në miqësoren ndaj Jordanisë dhe më pas një dëmtim i rëndë. Qendërmbrojtësi 20-vjeçar, Enea Mihaj, i cili është me origjinë nga Berati dhe luan sezonin e tij të dytë në Superligën greke me Panetolikosin, i është nënshtruar operacionit në gju dhe do të jetë jashtë fushave për të paktën 2 muaj.

mihaj

Lajmin e konfirmuan dje mediat greke, duke iu referuar burimeve zyrtare pranë klubit që përfaqëson qytetin e Agrinjos në Greqi, një vend ku banojnë me mijëra emigrantë shqiptarë.

Mihaj konsiderohet si një nga mbrojtësit më premtues të kampionatit grek dhe FSHF e bindi për të veshur fanellën kuqezi, pasi kishte interes nga Federata e Futbollit të Greqisë. Lojtari disponon edhe pasaportë greke, pasi ka lindur në vendin helen, pikërisht në Rodhos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"