Operacion blic në Torino, Barcelona me mision për mbrojtësin e Juves

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2018 | 22:08

Operacion blic në Torino, Barcelona me mision për mbrojtësin e Juves

Në “Allianz Stadium”, gjatë duelit Juventus-Xhenoa, ka rënë në sy prezenca e drejtorit sportiv të Barcelonës, Ariedo Braida. Ish-njeriu i merkatos së Milanit është zbuluar se kishte ardhur me një mision të qartë në Torino, pasi media spanjolle ka garantuar se katalanasit kanë vënë në shënjestër Zhoao Kanselon.

zhoao kanselo

Mbrojtësi i krahut të djathtë, i cili sivjet po mahnit me paraqitjet e tij, është shndërruar në lojtarin më të rëndësishëm të merkatos së Barcelonës për sezonin e ardhshëm, ndonëse vështirë se Juventusi do të heqë dorë prej tij, pa një ofertë marramendëse, pasi e bleu këtë verë për 40.4 milionë euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"