Oniedika-Lokonga, gjithçka më e qartë për Milanin për post-Kesi. Sinjale edhe nga PSG për mbrojtësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2022 | 9:11

Oniedika-Lokonga, gjithçka më e qartë për Milanin për post-Kesi. Sinjale edhe nga PSG për mbrojtësin

Pas lamtumirës së Frenk Kesit, Milani është ende duke punuar për të gjetur një zëvendësues për afrikanin. Rafael Oniedika zbriti në fushë të martën me Midtjilandin në turin paraeliminator të Champions-it, por sidoqoftë mbetet një objektiv i qartë i Milanit për mesfushën.

rafael oniedika

Siç shkruhet në faqet e “Corriere dello Sport”, Milani është gati të nisë sulmin për ta blerë gjatë javës së ardhshme me klubin danez që kërkon rreth 7 milionë euro për 21- vjeçarin. Në orët e ardhshme kontaktet mes dy klubeve mund të intensifikohen, edhe sepse Midtjilandi është pranë eliminimit pas humbjes 3-1 në shtëpi kundër Benfikës. Drejtori Maldini vazhdon të arsyetojë mbi bazën e huazimit me të drejtë shlyerjeje.

LOKONGA – Shumë profile të shkëlqyera në qarkullim e që mund të jenë të përshtatshme për skuadrën e Stefano Piolit, por sipas asaj që raportojnë në “tuttomercatoweb.com” Milani do të kishte pasur kontakte me një futbollist tjetër. Sipas të njëjtit burim, Maldini është në bisedime me menaxherët e Sambi Lokongës, mesfushorit të lindur në vitin 2001, aktualisht pjesë e Arsenalit. Synimi i kuqezinjve do të ishte blerja e tij e menjëhershme dhe mbyllja njëherë e përgjithmonë e çdo diskutimi për mesfushën.

Firmino-Sambi-Lokonga

MBROJTËSI – Risi nga fronti Abdu Dialo, një nga profilet e preferuara të Milanit për sa i përket mbrojtjes. Sipas “Calciomercato.com”, në orët e fundit ka pasur kontakte të tjera mes kuqezinjve dhe homologëve të PSGsë. Klubi francez është treguar i hapur për të diskutuar huazimin me të drejtë shlyerjeje, ndërkohë që deri më tani ai kishte qenë i papërkulur në detyrimin e blerjes së senegalezit. Një pjesë e pagës, Dialo fiton 3.5 milionë neto në sezon, do ta përballonte vetë klubi kampion i Francës, teksa gjatë fundjavës priten kontakte të reja mes palëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"