Omonia interesohet për Klodian Duron

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2016 | 15:47

Omonia interesohet për Klodian Duron

Suksesi i Kukësit në Kupën e Shqipërisë i ka kaluar kufijtë e vendit dhe kjo për meritë të trajnerit Klodian Duro. Portali i njohur qipriot “kerkida.net” i ka bërë një jehonë të madhe triumfit të trajnerit në skuadrën e parë që ai drejton. klodian duro“Duro ka arritur të fitojë Kupën e Shqipërisë pas gjuajtjeve nga pika e bardhë. Sipas kontaktit tonë në Shqipëri informohemi se trajneri po bën një punë të shkëlqyer te skuadra e Kukësit dhe, si pasojë e kësaj, ka ardhur edhe fitorja në finalen ndaj Laçit”, shkruan ndër të tjera ky portal. Duro ka luajtur për skuadrën qipriote Omonia Nikozia për një sezon ku ka bërë një paraqitje shumë të mirë dhe ka lënë shenjën e tij.

Oferta 

Përveç elozheve të bëra në drejtim të trajnerit, portali në fjalë shkon edhe më tej, teksa flet për një ofertë të mundshme që mund të vijë në drejtim të trajnerit nga drejtuesit e skuadrës së Omonias. Klubi qipriot ka shkarkuar trajnerin aktual Milojeviç, pasi skuadra humbi finalen e Kupës ndaj Apollon Limasol, skuadër ku luan portieri shqiptar Isli Hidit.

Duke parë faktin që stoli i ekipit është bosh dhe Duro ka arritur të jetë i suksesshëm në krye të Kukësit, drejtuesit e Omonias janë duke menduar pikërisht për Duron që ta kenë në krye të stolit. Presidenti Doros Serafim do të ishte i hapur për një afrim të mundshëm të Duros në krye të stolit, duke qenë se ka pasur marrëdhënie shumë të mira më trajnerin aktual të Kukësit kur ky i fundit ishte pjesë e skuadrës së tij.

Përgatiti: Skerdilaid Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"