Olsi Rama kërkoi titullin e 2016-ës, përgjigjet FSHF: Ja kush e merr vendimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2017 | 22:57

Olsi Rama kërkoi titullin e 2016-ës, përgjigjet FSHF: Ja kush e merr vendimin

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku ka deklaruar se çështjen e titullit të vitit 2016 do ta vendosin organet e FSHF-së. Ai ka konfirmuar kërkesën e bërë nga klubi Partizani dhe ka theksuar edhe njëherë se Skënderbeu e fitoi në fushë atë trofe. Megjithatë, la të hapur mundësinë që të kuqtë ta marrin atë titull.

shulku-658x370

“Partizani ka sjellë një kërkesë, mendoj se do ta shqyrtojnë komisionet përkatëse, nëse i takon ai titull apo jo. Siç e dini titullin e ka marrë Skënderbeu, por ka marrë një penalitet nga komisionet e UEFA-s dhe mendoj se komisonet e FSHF-së do të marrin një vendim që i takon apo jo ky titull Partizanit, apo do të ngelet vakant.

Mendoj se do të ketë një vendim. Kthimi i titullit e ka një afat. Përveç shkresës zyrtare që ka nisur Partizani, që nuk i kemi kthyer përgjigje, ne po presim që komisioni ta shqyrtojë dhe të marrim një vendim.

A do ta shqyrtojnë Komisionet e federatës apo të UEFA-s? Komisionet e FSHF-së do ta shqyrtojnë, ato të UEFA-s nuk kanë lidhje…”, deklaroi Shulku për “Ora News”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"