“Oliviera iku vetë, shpresoj të federohet Paulo”, trajneri i Flamurtarit: S’po gjejmë rehat me stërvitjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2021 | 12:51

“Oliviera iku vetë, shpresoj të federohet Paulo”, trajneri i Flamurtarit: S’po gjejmë rehat me stërvitjen

Dritan Resuli mendon se shtyrja e kampionatit do të ndikojë negativisht tek ekipi. Trajneri nuk po gjen dot rehat me stërvitjen dhe këtë e pohon për “Panorama Sport”. “Po vazhdojmë përgatitjet me ritme dhe me ngarkesë të plotë. Por, shtyrja e fundit nuk do ndikojë aspak për mirë. Po hasim vështirësi, pasi nuk po planifikojmë dot mikrociklet javore. Ngarkesat lojtarët i kanë pasur të larta. Në tri ditë zhvillojmë dy seanca, paradite dhe mbasdite. Për shkak të kushteve të motit që nuk kanë qenë të përshtatshme, e kemi zhvendosur stërvitjen edhe në pallatin e sportit.
RESULIIII
Po ashtu, për të mbushur boshllëkun e mungesës së kampionatit, kemi zhvilluar edhe ndeshje miqësore. Jam i kënaqur nga reagimi i lojtarëve. Ekipi po rritet dhe kjo gjë është e dukshme si në aspektin fizik ashtu edhe në atë tekniko-taktik. Lojtarët janë duke u përgatitur mjaft mirë dhe jemi gati për nisjen e fazës së dytë të cilën mezi po e presim”, tha Resuli.
3-1
SITUATA – Trajneri thotë se Indio Oliviera iku vetë, pasi doli edhe lojtar i lirë. E megjithatë, ngushëllohet me brazilianin tjetër. Paulo Rikardo e bind, ndonëse federimi i tij varet nga zhbllokimi i merkatos. “Olivierës i përfundoi kontrata. Doli lojtar i lirë dhe kështu që zgjodhi të ikte. Unë jam i kënaqur nga braziliani që ka ardhur, Paulo. Ka bërë mirë në stërvitje, por edhe në ndeshjet miqësore që kemi zhvilluar. Ka cilësi të mira si lojtar. Jemi duke punuar edhe për ndonjë afrim tjetër cilësor. Gjithsesi, bazën e ekipit e kemi dhe synimi ynë është që t’i rrisim këta lojtarë të rinj që kemi”, shprehet numri një i stolit të vlonjatëve, i cili për rrotacionin e gjen zgjidhjen te lojtarët e ekipit U-19. “Në ekip kemi afruar edhe lojtarë të rinj nga ekipi U-19, të cilët janë duke punuar me ekipin e parë. Edhe këta do të rriten, pastaj janë një mundësi e mirë për të bërë edhe rrotacion. Kemi afruar elementë që janë në formën e tyre më të mirë, me qëllim që të kenë edhe mundësi aktivizimi me Flamurtarin e madh. Po u japim mundësi të gjithë atyre që kanë bindur dhe kanë bërë mirë me ekipin që janë”, përfundoi Resuli.

“Kam çuar në FIFA një tjetër brazilian, do të bëjmë afrime”, Sinan Idrizi: Oliveirën s’e mbaja dot, i mbaroi kontrata

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"