Oliver Kahn, i dorëzuar: Humbja me Gladbahun ishte e pashmangshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 8, 2022 | 12:01

Oliver Kahn, i dorëzuar: Humbja me Gladbahun ishte e pashmangshme

Oliver Kahn foli pas humbjes 2-1 ndaj Gladbahut duke thënë se humbja ishte e pashmangshme, edhe pse skuadra kishte raste për të shënuar dhe për të dalë me pikë.

kahn

CEO i skuadrës më të titulluar në Gjermani pranoi vështirësitë që kishte skuadra e tij në ndeshjen e djeshme duke parë dhe mungesat e shumta për shkak të COVID-it dhe dëmtimeve të tjera.

“Kam përjetuar shumë gjëra në karrierën time. Kjo ishte diçka e re edhe për mua. Por, rregullat janë rregulla dhe askush nuk është mbi to. Tani të shohim përpara për të rikuperuar sa më shumë lojtarë të jetë e mundur për ndeshjet e ardhshme. Sot (dje) bëmë mirë edhe pse nuk morëm asnjë pikë, çka do të ishte e merituar.

Por, në situatën që ndodheshim ishim të përgatitur për gjithçka”, tha Kahn.

PANOERAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"