Olimpiakos, shqiptarët ‘pushtojnë’ gjigantin grek/ Laçi e Toli dalluan me të rinjtë, Bytyqi afrimi i pestë te 48 herë fituesit e kampionatit helen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2023 | 21:47

Olimpiakos, shqiptarët ‘pushtojnë’ gjigantin grek/ Laçi e Toli dalluan me të rinjtë, Bytyqi afrimi i pestë te 48 herë fituesit e kampionatit helen

Shqiptarët “pushtojnë” gjigantin grek. Nuk ka ndodhur asnjëherë që në ekipin e parë të Olimpiakosit të jenë pesë futbollistë me origjinë shqiptare, të lindur këtu apo edhe jashtë shtetit. Transferimi i fundit i Zymer Bytyqit nga Koniaspori plotësoi këtë shifër.

zymeri2

Sulmuesi, i cili ka lindur në Belgjikë dhe përfaqëson Kosovën, ka gjetur në Athinë edhe këta lojtarë: Pajtim Kasami, Andrea Ndoj, Mario Vrushaj dhe Armando Përlleshi. Kasami, shqiptari që përfaqëson Zvicrën, u rikthye në klubin grek në verën e 2022-shit, por ka qenë pjesë edhe më parë gjatë 2014-2016, ku u ble 5 milionë euro nga Fulhem. Një tjetër shqiptar është Andrea Ndoj, i cili u bë çështje pak muaj më parë në lidhje me përfaqësimin në Kombëtare.

Kasami-shqiponja-470x265

Ndoj ishte pjesë e Shpresave të Alban Bushit, por zgjodhi që të priste përfaqësuesen greke për ta ftuar në Kombëtare. Mbrojtësi ka luajtur 12 ndeshje këtë sezon dhe ka shkaktuar një autogol. Mario Vrushaj, i lindur në Berat, është shqiptari i radhës në klubin e Olimpiakosit. Sulmuesi anësor përfaqëson Greqinë që prej vitit 2019, ku ka luajtur edhe pesë ndeshje gjatë kualifikueseve të Botërorit. Armando Përlleshi është portieri dhe shqiptari i pestë në radhët e 47 herë kampioneve të Greqisë. Ai luan më shumë me skuadrën e të rinjve, por gjithashtu grumbullohet në ekipin e parë.

olimpiakos

Sakaq, blerja e fundit e Olimpiakosit ishte Zymer Bytyqi, i cili u transferua për një milion euro nga turqit e Koniasporit, për të nisur një eksperiencë të re në Greqi. Më parë kanë qenë Qazim Laçi dhe Ardit Toli, të cilët kanë shkëlqyer në moshat e Olimpiakosit, por jo në ekipin e parë. Bardhekuqtë janë aktualisht në vendin e katërt në kampionat, pesë pikë larg kreut.

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"