Olimpiada/ Nesër në finale, Shqipëria me sytë nga atletja Luiza Gega

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2021 | 17:11

Olimpiada/ Nesër në finale, Shqipëria me sytë nga atletja Luiza Gega

Me garën e nesërme finale (ora 13:00) në 3000 metra me pengesa të Luiza Gegës, Shqipëria do të mbyllë zyrtarisht përfaqësimin e saj në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. 32-vjeçarja shkroi historinë në gjysmëfinale, duke bërë që për herë të parë vendi ynë të ketë një atlete në finalet e Olimpiadës.

Gega Luiza

Ndërkohë për sa u përket kuqezinjve të tjerë në Tokio, Briken Calja arriti rezultatin më të lartë që një sportist shqiptar ka shënuar ndonjëherë në Lojërat Olimpike. Shtangisti shtërmenas bëri një paraqitje fantastike, teksa u rendit i katërti në kategorinë e peshave 73 kg. Një rezultat shumë të mirë regjistroi edhe peshëngritësi tjetër Erkand Qerimaj, i cili u rendit në vendin e nëntë.

Gjimnasti Matvei Petrov nuk mundi që të kualifikohet në finale e kaluçit me doreza, teksa u klasifikua në vend të 10 në gjysmëfinale. Jashtë finales mbeti edhe atleti Izmir Smajlal, i cili u rendit në vend të 18-të në kërcim së gjati pa mundur të avancojë më tej. Në raundet e para u eliminuan gjithashtu edhe notarët Kledi Kadiu e Nikol Merizaj. Ndërsa paraqitje modeste bënë edhe xhudisti Indrit Çullhaj dhe qitësja Manuele Delilaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"