Olimpiada e Tokios u shty nga Koronavirusi, reagon atletja Luiza Gega: Çfarë kuptimi do kishte…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2020 | 16:50

Olimpiada e Tokios u shty nga Koronavirusi, reagon atletja Luiza Gega: Çfarë kuptimi do kishte…

Pas vendimit të marrë nga CIO për shtyrjen e Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, ka reaguar edhe kampionia e atletikës shqiptare, Luiza Gega. Ajo e konsideron si zgjedhjen e duhur këtë vendim dhe premton se do të punojë edhe më fort, për të qenë akoma më në formë vitin tjetër.Opinion---Luiza--e-lehta-si-puhiza-_TS_16-06-17_8989473734_

Ja statusi i Luiza Gegës në “Instagram”, në lidhje me shtyrjen e olimpiadës: “Personalisht mendoj që është një vendim i drejtë, pasi fokusi kryesor në këto momente është shëndeti i njerëzve në botë. Çfarë kuptimi do të kishin Lojërat Olimpike në këtë periudhë, kur i gjithë njerëzimi po lufton për shëndetin e tij?

Gjithashtu sportistët në mbarë botën nuk kanë mundësi të stërviten, pasi duhet të qëndrojnë në shtëpi për të ruajtur shëndetin e tyre dhe të njerëzve që i rrethojnë. Sigurisht që asgjë nuk e ndryshon qëllimin tim, madje do ta shfrytëzoj si një vit për tu bërë akoma më e fortë dhe më e shpejtë.luiza-gega-840x440

Uroj që kjo situatë të normalizoher sa më shpejt dhe që të gjithë t’i kthehemi jetës normale, që na mungon kaq shumë”, shkruan Gega, e cila së bashku me pëshëngritësin Briken Calja, janë të vetmit sportistë shqiptarë që e kanë siguruar kualifikimin me normë për në olimpiadë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"