Olimpiada/ Amerika vazhdon superioritetin në basketboll, yjet e NBA-së hedhin KO Francën dhe sigurojnë medalje ari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2021 | 8:45

Olimpiada/ Amerika vazhdon superioritetin në basketboll, yjet e NBA-së hedhin KO Francën dhe sigurojnë medalje ari

Amerika vazhdon të konfirmohet si superfuqi në basketboll teksa ka mundur në finale Francën për të fituar medaljen e arit të katërt radhazi dhe të 16-in në historinë e tyre olimpike.

maerika

Amerikanët e mbushur me yjet e NBA-s siguruan një fitore të ngushte në rezultatin 87-82, por që tregon supermacinë e Amerikës në këtë sport. Kevin Durant shkëlqeu duke realizuar 29 pikë dhe duke siguruar medaljen e 3 të arit radhazi në Lojërat Olimpike.

Një rekord më vete ky për yllin e Bruklin Nets që vazhdon të korrë suksese në karrierën e tij. Për Francën më i miri ishte Gobert me 16 pikë të realizuara, por të pamjaftueshme duke arritur të marrin medalje argjendti në Tokio.

FRANC–SHBA 82-87
FRANCA: Gobert 16, Furnier 16, Jabusele 13, De Kolo 12, Kabarrot 11, Batum 5, Ntilikina 5, Fall 4

SHBA: Durant 29, Tatum 19, Festa 11, Lilard 11, Adebajo 6, Lavine 5, Midleton 4, Buker 2

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"