Olaki dhe Kagere firmosin “divorcin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2014 | 14:29

Olaki dhe Kagere firmosin “divorcin”

Tirana stervitet ne Oher, Olaki ne plan te pareKonfirmohen largimet e para te Tirana. Ajo që ishte shkruar ditë më parë nga gazeta, është zyrtarizuar vetëm dje. Medie Kagere dhe Francis Olaki kanë zgjidhur kontratat e tyre me klubin. Të dy sulmuesit kanë pranuar “divorcin” e parakohshëm me klubin bardheblu. Kjo strategji që po ndërmerret nga bardheblutë vjen për një arsye të thjeshtë: klubi kërkon që të shmangë penalitetet financiare, pasi nuk do që të përsërisë gabimet e së shkuarës. Duket se në rastin e Kageres dhe Olakit kanë gjetur lehtësisht marrëveshjen. Klubi do t’u japë lejen e kalimit, kështu që shmanget hapja e ndonjë gjyqi të mundshëm në të ardhmen. Futbollistët në fjalë kanë rezultuar një dështim më vete te Tirana. Së bashku kanë bërë 1 gol të vetëm, të cilin e realizoi pikërisht Kagere në ndeshjen e fundit të vitit kundër Teutës (në fitoren 4-2).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"