Olainka merr ftesë nga kombëtarja, do të debutojë në ndeshjet e tetorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2019 | 20:50

Olainka merr ftesë nga kombëtarja, do të debutojë në ndeshjet e tetorit

Kohët e fundit vazhdon të flitet nëse ish-sulmuesi i Skënderbeut dhe Bylisit, Peter Olainka, duhet të ftohet nga trajneri Reja, duke qenë se ka luajtur në Shqipëri.olainkaa inter

Madje edhe vetë lojtari e kishte shprehur dëshirën për tu bashkuar me Shqipërinë. 23-vjeçari po tregon një formë shumë të mirë me Slavia Pragën, me të cilët arriti të shënojë edhe një gol në Ligën e Kampionëve kundër Interit.

Megjithatë të gjitha aludimet se Olainka mund të luajë për Shqipërinë janë shuar ditën e djeshme, teksa lojtari ka marrë ftesë nga vendi i lindjes së tij.

Trajneri i Nigerisë, Gernot Rohr, ka publikuar listën me 23 lojtarët e ftuar për ndeshjet miqësore të tetorit kundër Brazilit dhe Singaporit.

Ajo që bie në sy tek lista e publikuar, është se aty bën pjesë edhe Olainka, i cili më parë nuk ka marrë asnjëherë ftesën nga kjo kombëtare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"