“Oktoberfest”, Bajerni i Mynihut feston mes nervozizmit të humbjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2019 | 20:49

“Oktoberfest”, Bajerni i Mynihut feston mes nervozizmit të humbjes

Bajerni buzëqesh i sforcuar dhe pi për të harruar zhgënjimin e humbjes së fundit kundër Hofenhaimit. Të shtunën, kampionët pësuan disfatën e parë në Bundesligë këtë sezon, 1-2 në “Allianz Arena”, vetëm një ditë përpara vizitës zyrtare në “Oktoberfest”.

levandovski bajern

Ashtu si sezonin e shkuar, pas humbjes 0-3 me Gladbahun, trajneri Niko Kovaç dhe lojtarët e tij festuan me veshjet karakteristike festën tradicionale të Gjermanisë. Por bavarezët u treguan profesionistë. Përpara flesheve të aparateve dhe kamerave ata buzëqeshën, edhe pse dukej se humori nuk ishte 100%.

bajerni oktoberfest

Pak pas orës 13:00, autobusi i skuadrës mbërriti në tendën e festës. Shefi i bordit, Karl-Hainc Rumenige, ishte i pari që hyri atje. Menjëherë pas drejtuesit, hyri Tomas Myler. Sulmuesi i Bajernit ndaj Hofenhaimit u ul për herë të pestë radhazi në stol dhe kishte të gjithë të drejtën për të mos e shijuar në maksimum festën dhe për të qenë i zhgënjyer. Megjithatë, as 30-vjeçari nuk ngurroi të buzëqeshte përpara kamerave.

rumenige

I pyetur pas Hofenhaimit nga gazetarët për të dhënë një koment nëse ishte i zhgënjyer nga stoli, Myler nuk preferoi të bënte polemika: “Nuk kam asgjë për të thënë, asgjë”. Shumë prej yjeve të skuadrës, si Robert Levandovski, Filipe Kutinjo apo Joshua Kimish erdhën me familjet e tyre.

kutinjo

MARTINEZ – Një tjetër fytyrë e pakënaqur pas humbjes me Hofenhaimin ishte edhe Havi Martinez. Mesfushori spanjoll u pa në stol të përlotej që nuk luajti dhe pranë tij shkoi zv.trajneri Hans Flik për ta ngushëlluar.

Flik sqaroi edhe arsyen përse ishte kaq i zhgënjyer heroi i tripletës në 2013- ën: “Nuk ka lidhje me faktin se nuk u mor në konsideratë nga trajneri Kovaç. Arsyet e dhëna nga mediat janë krejtësisht të pavërteta”. Sipas Flikut, Martinez kishte familjen e tij të ftuar në tribunë të shtunën, në ditën që djali i tij Lukas festoi 3-vjetorin dhe ai do të kishte preferuar ta shikonte babanë në fushë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"