Ognjen Roloviç: Me Partizanin meritonim të fitonim, nuk e prisja që të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2018 | 15:32

Ognjen Roloviç: Me Partizanin meritonim të fitonim, nuk e prisja që të…

Kamza duket se e ka filluar mbarë këtë edicion të Superligës Shqiptare duke fituar në ndeshjen e parë ndërsa në ndeshjen e dytë ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në ndeshjen e dytë. Skuadra ka bërë afrime të shumta në këtë merkato dhe një nga lojtarët që ka ofruar është edhe Ognjen Roloviç i cili është shprehur për “Supersport” duke thënë:

“Ndihem mirë. Nuk e prisja që të më mirëprisnin kaq mirë shokët e skuadrës dhe stafi drejtues. Më pranuan në mes tyre shumë shpejt, ndërkohë që po shoh përpara për ndeshjet e ardhshme. Ndaj Partizani kishim mundësi të fitonim, kishim një penallti në favor, por jo gjithmonë fiton skaudra më e mirë. Kishim probleme me fushën e lojës, por duhet të vazhdojmë të luajmë në këtë mënyrë. Do të shkojmë për fitore, të luajmë ashtu siç ne dimë. Jam i ri në Shqipëri dhe nuk e njoh mirë ambientin dhe skuadrat e tjera, por kam bindjen që do të bëjmë mirë këtë javë dhe në sfidat e tjera. Duhet të luajmë të gjithë fazën dhe më pas do të kem një ide të qartë për të gjitha skuadrat. Jam i bindur që do të bëjmë një sezon të madh.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"