Ofertë nga Qipro, Flamurtari rrezikon të humbasë dy sulmuesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2020 | 16:51

Ofertë nga Qipro, Flamurtari rrezikon të humbasë dy sulmuesit

Ende nuk dihet me siguri se çfarë do të ndodhë me dy sulmuesit Andi Ribaj dhe Ardit Hoxhaj, nëse do të jenë pjesë e Flamurtarit sezonin e ri, apo jo.
RIBAJ
Ata kanë oferta nga Qiproja, nga klubi i Karmiotisas, ndërsa administratori Idrizi ka bindjen se do të mbeten pjesë e skuadrës vlonjate. E sigurt është se nga largimi i mundshëm i tyre Flamurtari humbet shumë dhe do ta kishte shumë të vështirë rikthimin në Superiore. Të dy lojtarët joshen nga oferta qipriote dhe mbetet të shihet çfarë do të ndodhë me ta ditët në vazhdim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"