Ofertë nga kampionati ukrainas, zbulohet shifra e refuzuar nga Tirana për Ismajlgecin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2021 | 23:47

Ofertë nga kampionati ukrainas, zbulohet shifra e refuzuar nga Tirana për Ismajlgecin

Tirana ka refuzuar 250 mijë euro për Marsel Ismajlgecin. Ka qenë një ofertë nga kampionati ukrainas që ka ardhur për mbrojtësin e krahut të majtë, por klubi bardheblu duket se ka thënë “jo”. 

Ismailgeci

 

Shuma është e konsiderueshme, por te Tirana besojnë se ai mund të ketë vlerë më të madhe. Kujtojmë që Ismajgeci është një produk i akademisë bardheblu, teksa shkëlqeu në sezonin e shkuar, ku kryeqytetasit u shpallën kampion me në krye trajnerin Emanuel Egbo. 20-vjeçari së fundmi ka qenë pjesë e Kombëtares A, duke fituar besimin e trajnerit Edi Reja.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"