Ofertë në tavolinë për të vazhduar bashkëpunimin, Tirana ka si opsion dy sulmues në rast refuzimi nga titullari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2020 | 23:50

Ofertë në tavolinë për të vazhduar bashkëpunimin, Tirana ka si opsion dy sulmues në rast refuzimi nga titullari

Tirana është duke luftuar fort në krahun e merkatos. Ka afruar Albion Avdijajn, ka rinovuar me Agustin Torasën dhe me shumë mundësi është çështje e mbyllur me Erjon Hoxhallarin, por bardheblutë nuk ndalen në këto ujëra. Kërkesa kryesore e skuadrës kryeqytetase është mbrojtësi i Skënderbeut, Jashanica.
jashanica (2)
Skuadra bardheblu po bën të pamundurën për t’i mbushur mendjen mbrojtësit, por në lojë për futbollistin janë edhe skuadra të tjera. Për momentin, kosovari është qëllimi i Tiranës, që kërkon një lojtar të fortë në qendër të mbrojtjes. Marrëveshja mund të arrihet në ditët në vazhdim, ndonëse më datë 7 gusht, skuadra duhet të jetë e plotë.

MAJKELL NGO
Ngoja – Një tjetër problem për Tiranën është Majkëll Ngoja. Sulmuesi është duke diskutuar me presidentin Refik Halili për të ardhmen. Mësohet se anglezit i është ofruar një kontratë në tavolinë me kushte të reja. I takon sulmuesit të vendosë për të ardhmen e tij, nëse do të qëndrojë apo jo te Tirana. Mësohet se kushtet e kontratës kanë ndryshuar nga sezoni i shkuar. Majkëll Ngo është sulmuesi me të cilin drejtuesit bardheblu janë duke negociuar për të shtyrë edhe me të paktën një vit qëndrimin e anglezit në vendin tonë. Ngo ka qenë pika e parë e sulmit bardheblu dhe ka treguar një veçori specifike, teksa ka arritur të jetë lojtari asistmen i ekipit dhe kampionatit. 12 gola të shënuar dhe 15 asiste të dhuruara nga qendërsulmuesi janë statistika që e përligjin vërtet besimin e dhënë për të nga klubi. Këto ditë do të jenë vendimtare në rast se palët do të arrijnë që të gjejnë një gjuhë të përbashkët, kur vetë drejtuesit e klubit kryeqytetas kanë bërë publikisht me dije se është pjesë e planit të tyre që të mbajnë boshtin e ekipit dhe lojtarët të cilët kanë qenë titullarë në edicionin që kulmoi me titullin kampion. Bardheblutë gjithashtu kanë dëshirë edhe Vasil Shkurtajn, nëse anglezi nuk firmos me Tiranën, por problemi i vlonjatit është se nuk ka qejf Shqipërinë. Një opsion është edhe Blerim Krasniqi i Skënderbeut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"