Ofertë e majme, ekipi kinez tenton të joshë yllin e Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2018 | 11:21

Ofertë e majme, ekipi kinez tenton të joshë yllin e Realit

Në Angli raportojnë se nuk janë vetëm disa në Europë të interesuar për yllin uellsian të Realit, Gareth Bejl, por edhe jashtë saj. Tabloidi britanik “The Mirror” raporton se Guanzhu Evergrande do të dërgojë një ofertë prej 85 milion eurosh për mesfushorin.

bejl

Për Bejl interesohen edhe klubet angleze të Mançester Junajtid dhe Totenhem. 28-vjeçari u transferua te Reali për një shifër rekord pesë vite më parë, por dëmtimet e shumta nuk e kanë lejuar të shfaqë potencialin e tij të plotë.

bejl
Ekipi kinez i Guanzhu drejtohet nga legjenda italiane, Fabio Kanavaro, i cili po tenton të forcojë sa më shumë ekipin e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"