Ofertë e çmendur, Princi i Arabisë Saudite kërkon të blejë Mançester Junajtid

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2018 | 9:52

Ofertë e çmendur, Princi i Arabisë Saudite kërkon të blejë Mançester Junajtid

“The Sun” është e sigurt: “Princi i Kurorës në Arabinë Saudite, Mohamad bin Salman, një nga njerëzit më të pasur dhe të fuqishëm në botë, kërkon të investojë në futbollin elitar europian dhe i ka vënë syrin Mançester Junajtid”. Fqinjët e Arabisë Saudite ka kohë që janë përfshirë në futboll me kampionët e Sitit, që mbështeten nga sheiku me bazë në Abu Dhabi, Mansur, ndërsa PSG është pronë e Grupit të Investimeve të Katarit.

NINTCHDBPICT0004418599561

Junajtid është në pronësi të familjes Glejzër që prej vitit 2005 dhe sot vlerësohet se kushton mbi 3 miliardë paund (amerikanët e blenë klubin për vetëm 790 milionë paund). “Sky Sports” e ka hedhur poshtë lajmin se Glejzërat duan ta shesin klubin e tyre, por thotë se ata do të ishin të gatshëm të dëgjonin një ofertë vetëm në rast se ajo do të niste nga 4 miliardë sterlina.

PRINCIPE

Klubi i Junajtid ka kohë që ka lidhje me Arabinë Saudite, pasi 1 vit më parë firmosi një kontratë me qeverinë e këtij vendi për ta ndihmuar që të zhvillonin infrastrukturën e futbollit.

426a2-15396071504783-800

“Djajtë” janë gjithashtu partnerë zyrtarë të Telekomit Saudit që prej vitit 2008. Bashkëpresidenti i Junajtid, Avram Glejzër, pritet të udhëtojë drejt Rijadit të martën e ardhshme, për një konference investimi në Rijad dhe mund të takohet me princin Bin Salman, pasuria e të cilit përllogaritet te 850 miliardë paundët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"