Ofertë 350 mijë euro, Endri Çekiçi shumë pranë transferimit te skuadra e Superligës turke

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2020 | 17:10

Ofertë 350 mijë euro, Endri Çekiçi shumë pranë transferimit te skuadra e Superligës turke

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi. Sipas medias sllovene “Ekipa 24” dhe disa burimeve turke, futbollisti i Kombëtares, Endri Çekiçi është shumë pranë transferimit te skuadra e Ankaragucu që militon më Superligën turke.

endri cekici

Oferta kap vlerën e 350 mijë euro, teksa ky pritet të jetë një hap tepër i rëndësishëm në karrierën e pogradecarit. Kujtojmë që Çekiçu u grumbulluar për herë të parë në Kombëtaren A, në 2 sfidat e muajit shtator, por pa mundur të debutojë. 23-vjeçari zhvilloi një sezon të shkëlqyer të skuadra e Olimpija Ljubjanës në Slloveni, duke u shndërruar në protagonist.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"