Ofertë 2 milionë euro, Baren e duan në La Liga. Zbulohet skuadra që po tenton të “rrëmbejë” shqiptarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2020 | 18:26

Ofertë 2 milionë euro, Baren e duan në La Liga. Zbulohet skuadra që po tenton të “rrëmbejë” shqiptarin

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në mediat spanjolle. Bëhet fjalë për të ardhmen e mesfushorit të Kombëtares, Keidi Bare. Sipas prestigjiozes “Marca”, një tjetër klub ka hyrë në garë për të siguruar shërbimet e 22-vjeçarit. Bëhet fjalë për Getafen, e cila është duke bërë mjaft mirë në La Liga.

keidi bare

Oferta e spanjollëve të cilët militojnë edhe në Ligën e Europës, mësohet të jetë tepër joshëse. Bëhet fjalë për plot 2 milionë euro. Një shans i shkëlqyer për fierakun për të bërë një hap të rëndësishëm në karrierë. Në këtë operacion pritet të përfshihet edhe futbollisti tjetër i Malagas Antonin, i cili së bashku me Baren, pritet të kalojë te Getafe.

keidi bare

Pritet që në ditët e ardhme, palët të vendosin në lidhje me të ardhmen e futbollistit shqiptar. Në dukje oferta duket tepër joshëse, por janë drejtuesit e Malagas atë që do të vendosin nëse do e shesin Baren ose jo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"