Ofertat e ulëta, klubi i Kategorisë së Parë nuk bind dot lojtarët për rinovim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2021 | 13:35

Ofertat e ulëta, klubi i Kategorisë së Parë nuk bind dot lojtarët për rinovim

Erzeni nuk po bind dot lojtarët. Edhe pse një pjesë e mirë e lojtarëve që mbyllën sezonin e fundit janë në plane, po largohen. Mungesa e akordit financiar po shoqërohet me firo nga dita në ditë.

erzeni

Kujtojmë se zyrtarisht deri më tani kanë shpallur “divorc” pesë lojtarë, duke filluar nga Xhino Ngjela, Mirjan Hima, Ardit Osmani, Mateus Levendi dhe më i fundit Elidon Selaci.

E megjithatë, gjasat janë që numri të shtohet. Gazeta kontaktoi me drejtorin sportiv, Altin Keçi, i cili sqaroi situatën që po kalojnë rishtas shijakasit.

“Kemi zhvilluar dhe do vazhdojmë të takojmë lojtarët për të folur për rinovimet, ndonëse ata kanë dilema për sa i përket qëndrimit në ekip.

Unë shpresoj që të gjejmë dakordësinë me shumë prej tyre, pasi do të startojnë përgatitjet e verës. Gjithsesi, me disa jemi në rrugë të mbarë dhe kemi gjetur gjuhën e përbashkët dhe shumë shpjet do shkojnë drejt firmës”, u shpreh zyrtari i klubit.

ERALD DERVISHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"