Oferta turke, Sadiku çmend Poloninë: Ferrarit i humbën çelësat te Levante

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2018 | 18:21

Oferta turke, Sadiku çmend Poloninë: Ferrarit i humbën çelësat te Levante

Armando Sadiku drejt Rizesporit. Ky është një lajm i bërë publik prej disa ditësh, ku edhe vetë sulmuesi i Kombëtares e ka pranuar si mundësi. Mirëpo, së fundmi, janë mediat në Spanjë që kanë rifreskuar të dhënat dhe kanë bërë me dije se gjithçka pritet të zyrtarizohet gjatë kësaj jave. Një transferim i tillë duket se kënaq të gjitha palët: lojtarin, drejtuesit e Levantes për ofertën financiare që kanë marrë dhe ata të skuadrës turke, për bindjen që kanë tek aftësitë e bomberit kuqezi. Por, inati ka shpërthyer tjetërkund.

sadikuu

Në Poloni, mediat janë çmendur nga përfitimi i Levantes nga kjo shitje. Ironikisht, ata përmendin frazën me “Ferrarin në garazh”… Transferimi Në Spanjë janë të bindur se Rizespor ka ofruar 1.5 milionë euro dhe drejtuesit e Levantes kanë mbetur të kënaqur. Megjithëse ka nisur fazën përgatitore me ekipin spanjoll, Sadiku është thjesht në pritje të akordit total mes palëve, në mënyrë që të fluturojë drejt Turqisë në destinacionin e tij të ri.

Sajtet informative pranë Levantes kanë saktësuar se mes klubeve ka një akord për transferimin prej 1.5 milionë eurosh dhe se po negociohen detajet e fundit. Prej pak ditësh, sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjendet pranë Levantes, me të cilën ka startuar faza përgatitore. Megjithatë, duket që shqiptari do të jetë largimi i dytë prej afrimeve të janarit, ku, pas Sadikut, edhe ai do të largohet nga Spanja.

sadiku

Poloni Mirëpo, në Poloni, një informacion i tillë ka shkaktuar inat dhe mllef. Disa prej mediave pranë Legias së Varshavës kanë nisur të komentojnë me jo pak ironi një lajm të tillë. I gjithë inati buron nga fakti që Levante është duke e shitur shqiptarin me shifrën 1.5 milionë euro, ndërkohë që transferimi në hyrje ka kushtuar 1 milion euro. Pra, duke përfituar para nga periudha e shkurtër e qëndrimit të Armando Sadikut në Spanjë.

Kjo ka bërë që “futboll.pl”, të rikujtojë frazën me Ferrarin. “Sadiku u ankua se ndihej si Ferrari i lënë në garazh, por në Spanjë dikush ka humbur çelësat e tij. Për fat të mirë të spanjollëve, ai do të largohet pasi luajti vetëm 267 minuta në 6 ndeshje, duke sjellë 1.5 milionë euro. Gjysmë milioni më shumë sesa solli në arkat e Legias në janar”, ka shkruar media polake.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"