Oferta tunduese nga klubi i MLS-së, Skuka drejt SHBA-së

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2022 | 22:35

Oferta tunduese nga klubi i MLS-së, Skuka drejt SHBA-së

Partizani dhe Skuka mund të ndahen që në janar.

SKUKA

San Hoze nga MLS në SHBA ka bërë një ofertë prej 1 milionë eurosh për Partizanin, teksa ka vënë në tavolinën e sulmuesit gjithashtu një rrogë, të cilën tani në Europë nuk e merr dot.

Përgjigjja nuk është kthyer ende, por shanset që Skuka të lërë Partizanin pas ndeshjeve të dhjetorit janë të mëdha.

Drejtuesit e kuq janë të kënaqur me shifrën e ofruar dhe janë tunduar seriozisht për ta lëshuar sulmuesin e tyre, pavarësisht se është edhe gjysma e sezonit për t’u luajtur.

Të dyja palët e dinë se shanse të tilla vijnë vetëm një herë.

Nga ana tjetër, nëse Skuka ikën në SHBA, duhet të përshëndetet me Kombëtaren.

Shembuj si Hyka, Salihi, Gashi apo Vrioni së fundmi e tregojnë këtë fakt.

Kalendari i ndryshëm, por edhe largësia e bëjnë thuajse të pamundur impenjimin te Shqipëria.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

EKSKLUZIVE/ Të çmendur pas Skukës, klubi i njohur i MLS-së ofron 1 milionë dollarë për yllin e Partizanit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"