Oferta nga Rusia, Napoli vendos për Hysajn. Ja çfarë kërkon mbrojtësi i Kombëtares tani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2020 | 23:55

Oferta nga Rusia, Napoli vendos për Hysajn. Ja çfarë kërkon mbrojtësi i Kombëtares tani

Spartak Moska vazhdon ta tundojë Elseid Hysajn me super pagë. Napoli ka dhe 5 ditë kohë të vendosë, për të ardhmen e mbrojtësit të Kombëtares.

hysaj

Kambanat e Moskës po bien për Elseid Hysajn. Kapiteni i Kombëtares shqiptare është në përfundim të kontratës me Napolin dhe interesimi për të ka shkuar deri në Rusinë e largët. Prej ditësh Lokomotiva e Moskës ka shprehur interesimin për mbrojtësin e krahut, teksa ka ofruar 7 milionë euro për ekipin e tij dhe 4 milionë euro në sezon për Hysajn. Kujtojmë që Hysaj momentalisht përfiton 1.5 milionë në sezon me Napolin, kontrata me të cilët skadon verën tjetër.

Sipas “Calciomercato” Lokomotiva i ka ofruar një kontratë 5-vjeçare , por Xhenaro Gatuzo e pëlqen shqiptarin dhe nuk dëshiron ta humbasë, por të rinovojë me të. Napolitanët po mendojnë ti rinovojnë kontratën mbrojtësit, i cili luan në të dyja krahët duke i rritur dhe pagën nga 1.5 milionë në 2.5 milionë. Por shqiptarin nuk është i kënaqur me 2.5 milionë duke insistuar se meriton një dyfishim pagë, 3 milionë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"