Oferta nga Maqedonia e Veriut dhe Qipro, futbollisti drejt largimit nga Kukësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2022 | 14:22

Oferta nga Maqedonia e Veriut dhe Qipro, futbollisti drejt largimit nga Kukësi

Filip Gligorov iu bashkua Kukësit në merkaton e dimrit, ku kaloi nga Partizani te verilindorët.

KUKESI GLIGOROV

Edhe pse është nën kontratë, mediat maqedonase kanë raportuar se palët do të ndahen në këtë merkato.

Sipas “gol.mk” Gligorov ka tri opsione për të vijuar karrierën.

Ai mund të vazhdojë në Shqipëri, por jo te Kukësi, mund të rikthehet në vendlindje, Maqedonia e Veriut, si dhe raportohet se ka interes nga disa klube qipriote.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"