Oferta nga Feronikeli, Gugash Magani: Ja e vërteta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2019 | 14:29

Oferta nga Feronikeli, Gugash Magani: Ja e vërteta

Gugash Magani ka mbetur në kompleks i kënaqur nga paraqitja e skuadrës, ndërsa saktëson se në të tilla miqësore diferenca bëhet nga detajet.

gugash magani

“Siç e dini kemi pak ditë që stërvitemi. Ekip me djem të rinj dhe duke gjykuar se përballë kishim Bylisin me përforcime, jam i kënaqur nga loja që zhvilluam. Vetë fakti se luajtëm të barabartë për 92 minuta e dëshmon këtë. Diferenca në moshë e përvojë në fushë dhe sidomos stoli bëri diferencën në 10 minutat e fundit”, deklaroi peqinasi i Besës.

Dje kanë qarkulluar lajme se Magani ka marrë ofertë nga Feronikeli për të drejtuar kampionët e Kosovës, por ai mohon të ketë negociata zyrtare. “Nuk kam pasur asnjë ofertë zyrtare, apo kontakt me drejtues, apo përfaqësues të Feronikelit. Di vetëm që një grup lojtarësh, kryesisht ata që kanë shkuar atje nga kampionati shqiptar, kanë propozuar edhe emrin tim gjatë kohës që është diskutuar për trajnerin. Por vetëm kaq”, ka thënë Magani.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"